• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
We help you avoid legal problems

Kryesia

Kryetar i Akademisë së Shkencave

Skender Gjinushi
Kryetar
Akademik Skënder GJINUSHI

Shkarko CV

Detyrat e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Referuar Ligjit nr. 53/2019 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, neni 13 dhe Statutit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratuar me vendimin e Asamblesë nr. 22, datë 18 tetor 2019, neni 32, detyrat e kryetarit janë:

  1. Drejton dhe organizon punën e veprimtarinë e Akademisë e të Kryesisë;
  2. Përfaqëson Akademinë në marrëdhënie me të tretet dhe nënshkruan në emër të saj;
  3. Raporton në Asamble për aktivitetin e përgjithshëm;
  4. Raporton ne Kryesi për aktivitetin semestral;
  5. Drejton mbledhjet e Asamblesë;
  6. Nënshkruan vendimet e Kryesisë dhe të Asamblesë;
  7. Zbaton detyrat e përcaktuara në statut;
  8. Në zbatimin e detyrave dhe kompetencave te tij, Kryetari nxjerr urdhra të brendshëm;
  9. Detyrat e Kryetarit, në mungesë të tij (e me porosi), i kryen Zëvendëskryetari.

Lexoni nenin 11 të ligjit nr. 53/2019 (i ndryshuar) dhe nenin 25 të Statutit të ASH.

Zëvendëskryetar

team-1 (26)
Zëvendëskryetar
Akademik Vasil S. TOLE
Detyrat e Zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave

Zëvendëskryetari është zëvendëstitullari i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i Kryesisë i zgjedhur nga Asambleja e ASH-së. Ai ka këto detyra:

  1. Ndjek dhe bashkërendon punën e seksioneve;
  2. Miraton programet e veprimtarisë së tyre kryesore organizative;
  3. Ndihmon në mbarëvajtjen e punës së seksioneve;
  4. Zëvendëson dhe përfaqëson Kryetarin ne mungesë të Tij, për çështje të veçanta ose për mbarë veprimtarinë e Akademisë për një periudhë kohe të caktuar. Kjo procedurë realizohet në përputhje me ligjin dhe Statutin e ASH-së;
  5. Kryen detyra të tjera të caktuara me urdhër të Kryetarit;
  6. Nënshkruan akte dhe dokumente që u drejtohen organeve qendrore të administratës shtetërore, përcaktuar paraprakisht vetëm me autorizim të kryetarit;
  7. Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.

Lexoni nenin 20 dhe nenin 31 të Statutit të ASH për zgjedhjen dhe detyrat e Kryesisë.