Qendra e Studimit të Arteve është i vetmi institucion kërkimor shkencor në fushën e studimeve të artit shqiptar në Republikën e Shqipërisë. Në fokusin e saj janë disa fusha kryesore, si artet pamore, teatri, imazhi në lëvizje, arti publik e muzika. Pavarësisht se aktualisht qendra ka në fokus artin socialist e post-socialist, kërkuesit e saj mbulojnë edhe fusha të periudhave të tjera historike të artit shqiptar, me qasje shumëdisiplinare e ndërdisiplinore, duke bashkëpunuar edhe me kërkues të fushave të tjera.