• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

Energjia

Energjia (energjia e ripërtëritshme, sistemi elektoenergjitik dhe efiçenca e energjisë)

Ngritur me Vendimin Nr.71 datë 13.12.2021 t137 Kryesisë së Akademisë me tre grupe kërkimore.

Energjia e ripërtëritshme me drejtues akad. Ilirjan Malollari

Sistemi i elektroenergjitikës me drejtuese akad. asoc. Rajmonda Buhaljoti

Efiçenca e energjisë me drejtues akad. Jorgaq Kaçani. Krijimi i njësisë ka ardhur si propozim nga anëtarët e komisioneve të përhershëm të inxhinierisë, kimisë dhe fizikës pranë ASH dhe ka si objektiv:

– identifikimin dhe vlerësimin e burimeve aktuale energjetike në vend

– koordinimin e punës kërkimore shkencore për zgjidhjen e problematikave komplekse dhe zhvillimet aktuale në fushën e sistemeve elektroenergjitike dhe për rritjen e efiçencës së energjisë

– përdorimin e metodave moderne efikase për modelimin, stimulimin dhe zbatimin e proceseve teknologjike dhe inxhinierike të përshtatshme për kushtet e vendit, të cilat të çojnë drejt shfrytëzimit optimal të burimeve alternative për energji.

Njësia e ka mbaruar afatin e funksionimit të saj në  datë 13.12.2023.

Kësaj njësie nuk është rinovuar afati ende.

Vendim nr. 71, datë 13.12.2021 Për ngritjen e njësisë së kërkim-studimit në fushën e energjive të ripërtëritshme, sistemit elektroenergjitik dhe eficencës së energjisë