• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Veprimtaria

Përveç revistës së përvitshme, “Studime për artin&quot”, që botohet në dy gjuhë (shqip e anglisht) Qendra e Studimit të Arteve sjell edhe botime monografike të kërkuesve të saj, të bashkëpunëtorëve ose në bashkëpunim me institucione të tjera të artit, kulturës e arsimit në këto fusha.Një prej projekteve me përparësi të Qendrës së Studimit të Arteve është Qendra e Dokumentacionit Artistik, si një arkivë digjitale e fizike, që përpiqet të dokumentojë artin pas viteve ’90 dhe t’ua ofrojë dokumentacionin e mbledhur edhe kërkuesve të interesuar.Në këtë kuadër, Qendra e Studimit të Arteve zhvillon çdo muaj edhe Lectio Magestralis me artistë të shquar të fushave të ndryshme, të cilët bashkëbisedojnë publikisht me kërkuesit e qendrës për projektet e tyre madhore dhe kontributin që kanë pasur aktivitetet e tyre në skenën bashkëkohore artistike.