• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

Instituti Kombëtar i Fizikës

Instituti Kombëtar  i Fizikës

 
Drejtues ekzekutiv  
akad. asoc. Mimoza Hafizi

U krijua më datë 05.07.2021 dhe u rinovua vendimi dhe për dy vite të tjera duke filluar nga data 06.07.2023.

Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF) është njësi bashkëpunimi dhe koordinimi shkencor në fushat e fizikës, me mision nxitjen e dijes e të vërtetës shkencore, mbrojtjen e shëndetit publik, trashëgimisë kulturore, mjedisore dhe materiale, nxitjen e teknologjisë dhe inovacionit, përmirësimin e programeve të studimit universitar, zhvillimin e fizikës si shkencë themelore, në bashkëpunim me Institutet, Akademitë e tjera dhe institucione të mirëfillta shkencore.

IKF synon promovimin e dijeve më bashkëkohore në fushën e fizikës në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes fizikanëve shqiptarë kudo në botë, rritjen e aksesit dhe lidhjes mes fizikanëve shqiptarë dhe të huaj, mbështetjen e ekselencës shqiptare në kërkim e mësimdhënie, me fokus talentet e reja. Në fokusin e aktiviteteve të IKF bën pjesë edhe fizika shkollore, përmes bashkëpunimit dhe nxitjes së mendimit kritik ndërmjet aktorëve kryesorë, në dobi të përmirësimit të mësimdhënies së fizikës; përmes aktiviteteve të tilla si trajnimi i çertifikuar i mësuesve; përmes përfshirjes së mësuesve të fizikës dhe nxënësve të talentuar në grupe aktive për popullarizimin e shkencës.

Aktivitetet kryesore të IKF

  1. Leksione të hapura online sipas tematikave të ndryshme, nga fizikanë shqiptarë apo të huaj.
  2. Përditësim i të rejave më të fundit në faqen web.
  3. Organizim workshopesh, takimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e fizikës, forumesh të ndryshme diskutimi online apo offline.
  4. Krijim grupesh më të ngushta të interesit sipas një fushe të caktuar.
  5. Afrim i fizikanëve të huaj me mjedisin shkencor mbarëshqiptar, shoqëruar me certifikime të tilla honorifike si p.sh. “Bashkëpunëtor i ASH”.
  6. Hartim studimesh, projektesh e propozimesh për organet shtetërore, në lidhje më zhvillimin e fizikës në hapësirën shqiptare si dhe deklaratash mbi pozicionin e IKF-së në lidhje më çështje të kërkimit, financimit të tij, inovacionit dhe mësimdhënies në fizikë.
  7. Kurse online dhe offline, për trajnimin e mësuesve të fizikës, të të gjithë hapësirës mbarëkombëtare, shoqëruar me çertifikata të njohura nga sistemet e arsimit.
  8. Kurse të ndryshme edukimi në distancë.
  9. Organizim takimesh për nxitjen dhe këshillimin e karrierës në fizikë.
  10. Hartim dhe botim online informacionesh të thjeshtëzuara për publikun.
  11. Krijim i një biblioteke të pasur videokonferencash sipas drejtimeve të ndryshme të fizikës.

Vendim nr.42, datë 05.07.2021 Për krijimin e njësisë kërkimore të përkohshme Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF)

Vendim nr. 30 datë 20.06.2023 Për vazhdimin e veprimtarisë së IKVF