• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Misioni

Objekti i Institutit të Historisë është studimi i historisë së popullit shqiptar brenda dhe jashtë shtetit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, workshope, konferenca që hedhin dritë mbi historinë e zhvillimeve ekonomike-shoqërore, kulturore, politike, diplomatike të Shqipërisë në shkallë ballkanike, europiane dhe më gjerë.