• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Libri i Artë

Libri i Artë i Albanologjisë

Klikoni për të lexuar vendim Nr.9, datë 10.08.2018 “Për themelimin e Librit të Artë të Meritës në Albanologji

“Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë amza e më të shquarve në studimet shqiptare që prej themelimit të saj deri më sot. Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë kodiku i nderit i studiuesve albanologë, i atyre që e kthyen shkencën për shqiptarët nga ekzotikë në dije paradigmatike, pa të cilën nuk bëjnë dot studimet ballkanistike, europiane e indoeuropiane. Ky libër do të rendisë përkrah njëri-tjetrit shkencëtarë austro-gjermanë, francezë e italianë, britanikë e amerikanë, kroatë e rusë; nga vendet fqinje e vende të largëta. Vit pas viti ky kodik do të shndërrohet në një enciklopedi të pazvendësueshme”.

Klikoni për të parë të plotë aktivitetin promovues të paraqitjes së “Libri i Artë i Meritës në Albanologji”, shtator 2018

Libri i Artë i Meritës në Albanologji ku do të regjistrohen profilet shkencore të studiuesve të shquar të albanologjisë, vendas dhe të huaj.

 Shënimi hyrës i Ismail Kadaresë në “Librin e Artë të Albanologjisë”.