• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

QKSHBGJ

Qendra Kërkimore shkencore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës (QKSHBGJ)


Drejtues:
Akad. Genc Sulçebe, akad. emeritus Efigjeni Kongjika, akad. Ilia Mikerezi

Kjo njësi u themelua  me propozimin e bërë me anë të vendimit nr. 65, datë 28.10.2021  dhe u ngrit si qendër  me vendimin nr.  2 datë 10.01.2022. U bë shtyrje e afatit në 23.01.2024. Ka për qëllim të nxisë, të promovojë, të koordinojë e të organizojë kërkimin shkencor në drejtimet parësore dhe më me ndikim në fushat e bioshkencës, të gjenetikës së popullatës e të asaj mjekësorë, përmes projekteve e studimeve të përbashkëta me institucionet kryesore të arsimit e shkencës të fushave gjegjëse dhe krijimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve pranë tyre e jashtë vendit, me përparësi institucionet dhe individët në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit.

VKA nr. 7, datë 23.1.2024 Për funksionimin e përkohshëm të Qendrës Kërkimore Shkencore të Bioteknologjisë dhe Gjenetikës pranë ASHSH