Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike
Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike është akad. asoc. Gëzim Hoxha. Në përbërje të Seksionit janë anëtarët e Asamblesë, të cilët u përkasin fushave përkatëse. SSHSHA organizon dhe bashkërendon zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve të vendosura nga Asambleja dhe Kryesia, ndjek zhvillimin e shkencës dhe të kërkimit shkencor në fushat përkatëse, me qëllim promovimin e tyre, nëpërmjet organizimit të konferencave, kongreseve e seminareve shkencore me karakter kombëtar e ndërkombëtar. Seksioni propozon ngritjen e njësive të kërkim-studimit apo të komisioneve të posaçme për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme në fushat e tyre. Gjithashtu boton revista shkencore të specializuara, cakton kriteret themelore për botimet e ASH-së dhe ndarjen e kuotave të këtyre botimeve. SSHSHA bën propozime për botimin e veprave akademike në fushat përkatëse, apo për veprat e akademikëve më në zë.
Detyrat e tij:
- Në bashkëpunim me akademikë të fushave shoqërore albanologjike dhe me sektorë a departamente të institucioneve, ku akademikët bëjnë pjesë, përcakton përparësitë e kërkimit shkencor të fushës;
- Organizon bashkërendimin e veprimtarive shkencore vjetore për fushat shoqërore albanologjike;
- Ndjek veprimtarinë shkencore botuese të anëtarëve të seksionit, akademikëve përkatës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre;
- Studion perspektivat e zhvillimit të shkencave shoqërore albanologjike dhe bën propozime konkrete për çelje sektorësh në përputhje me detyrat shkencore perspektive;
- Propozon në seksion, ngre dhe ndjek funksionimin e grupeve ad-hoc apo të komisioneve me specialistë brenda dhe jashtë Akademisë, për probleme të rëndësishme në fushat përkatëse;
- Kontribuon në hartimin e programeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim, si në Programet Kombëtare të Kërkimit e Zhvillimit, strategjitë e ndryshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e institucione të tjera të vendit;
- Propozon ngritje grupesh për studime ndërdisiplinore të rëndësishme;
- Propozon dhe merr masa për organizimin e seminareve, simpoziumeve, konferencave apo kongreseve shkencore kombëtare ose ndërkombëtare;
- Planifikon botime të veçanta shkencore individuale apo ekipore të karakterit të veçantë apo të përgjithshëm;
- Organizon dhe drejton botime në revista shkencore në gjuhën shqipe ose në gjuhë të huaj;
- Organizon dhe drejton veprimtarinë administrative të Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike;
- Si epror i drejtpërdrejtë bën vlerësimin e punës për nëpunësit civilë në varësi të tij;
- Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.
Sekretar teknik i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike
Detyrat e tij:
- Ndihmon në realizimin e veprimtarive të seksionit në përmbushje të detyrave të kryetarit të seksionit;
- Sugjeron dhe ndjek përparësitë e kërkimit shkencor në fushë të albanologjisë dhe masat për realizimin e tyre;
- Përgjigjet për realizimin e planit të punës së seksionit dhe i paraqet kryetarit të seksionit propozimet përkatëse;
- Ndjek ecurinë e realizimit të projekteve shkencore, nomenklatura të seksionit;
- Ndihmon për organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive shkencore brenda sistemit të Akademisë dhe institucionet e profilit jashtë saj;
- Organizon punën për shqyrtimin, miratimin dhe paraqitjen në Këshillin e Botimeve të Akademisë të veprave të fushës përkatëse;
- Mbikëqyr dhe kontrollon ecurinë dhe funksionimin e redaksisë së revistës “Studia Albanica”, në përputhje me rregulloren e kësaj reviste;
- Paraqet, sipas rastit, në seksion propozime për projekte dhe veprimtari shkencore, që i gjykon të rëndësishme për fusha të ndryshme të albanologjisë;
- Ndjek realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave që parashikon statusi i asistentit të seksionit, përfshirë dhe përgatitjen e raporteve për veprimtarinë vjetore të seksionit;
- Zëvendëson kryetarin e seksionit në realizimin e detyrave në mungesë të tij;
- Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.
Sekretar teknik SSHSHA
Albana Bogdani
Kontakt: albana.bogdani@akad.gov.al
albanabogdani@outlook.com
Anëtarë të Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike

Akad. Adrian CIVICI
Fusha: Ekonomi

Akad. Albert DOJA
Fusha: Antropologji

Akad. Anastas ANGJELI
Fusha: Ekonomi

Akad. Apollon BACE
Fusha: Arkeologji

Akad. Artan FUGA

Akad. Aurela ANASTASI
Fusha: Drejtësi

Akad. Adem BUNGURI
Fusha:Arkeologji

Akad. Beqir META
Fusha: Histori

Akad. Emeritus Emin Riza
Fusha: Arkeologji

Akad. Emeritus Ethem Likaj
Fusha: Gjuhësi

Akad. Fatos KONGOLI
Fusha: Letërsi

Akad. Emeritus Floresha DADO
Fusha: Studime Letrare

Akad. Emeritus Gjovalin SHKURTAJ
Fusha: Gjuhësi

Akad. Emeritus Ismail Kadare
Fusha: Letërsi

Akad. Emeritus Jani Thomai
Fusha: Gjuhësi

Akad. Kosta BARJABA
Fusha: Sociologji

Akad. Kristina JORGAQI
Fusha: Gjuhësi

Akad. Emeritus Luan Omari
Fusha: Drejtësi

Akad. Marenglen VERLI
Fusha: Histori

Akad. Emeritus Mark Tirta
Fusha: Trashëgimi Kulturore

Akad. Muzafer KORKUTI
Fusha: Arkeologji

Akad. Pëllumb XHUFI
Fusha: Histori

Akad. Shaban SINANI
Fusha: Antropologji

Akad. Vasil S. TOLE
Fusha: Muzikologji

Akad. Xhevahir SPAHIU
Fusha: Letërsi

Akad. Asc. Stefan ÇAPALIKU
Fusha:Studime Letrare dhe Letërsi

Akad. Asc. Gëzim HOXHA
Fusha:Arkeologji
