• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

Pasuritë Ujore

“Pasuritë Ujore”

 

Historiku i krijimit të  Njësisë Kërkimore “Pasuritë Ujore”, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Ideja e krijimit të Njësisë Kërkimore “Pasurite Ujore” lindi si rjedhim i një eksperience 10-15 vjecare bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore shkencore dhe atyre institucionale në fushën e manaxhimit të ujrave, midis Shqipërisë e Austrisë. Në këtë kuadër, krahas shumë eksperiencave pozitive, u identifikua si problem fragmentarizimi i punës kërkimore në Shqipëri, si dhe përfshirja e kufizuar e komunitetit shkencor në zgjidhjen e problemeve akute të vendit në këtë sektor. Për rrjedhoje, donatorët e huaj, duke u nisur nga opinioni i mungesës së ekspertizës lokale, shpesh janë munduar ta tërheqin këtë ekspertizë duke përfshirë specialiste të huaj për zgjidhjen e problemeve.

Nisma për krijimin e Njësisë bazohet në bindjen mbi e ekzistencën dhe nivelin profesional të kapaciteteve kërkimore në Shqipëri, në dëshirën dhe mundësimin për të siguruar ngritjen e zhvillimin e këtyre kapaciteteve, si dhe përfshirjen e tyre për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të menaxhimit të ujrave në Shqipëri dhe rajon.

Kjo nismë gjeti mbeshtetje të plotë nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që në hapat e para të saj dhe u mundësua e u formalizua me krijimin e Njësisë Kërkimore “Pasuritë Ujore”, në maj të vitit 2023.

Misioni

Nxitja e bashkëpunimit të kërkuesve të fushave të ndryshme të përfshirë në tematikën e ujërave, me qëllim zhvillimin e kërkimeve ndërdisiplinore për të adresuar sfidat komplekse me të cilat përballet menaxhimi i burimeve ujore në Shqipëri dhe rajon.

Promovimi i shkëmbimit të njohurive dhe forcimit të kapaciteteve, për të fuqizuar institucionet shtetërore, publike dhe private në favor të vendimmarrjes të bazuar në kërkimin shkencor. 

Nxitja e partneritetit me qeverinë, industrinë dhe palët e tjera të interesuara, për t’i përkthyer gjetjet e kërkimit shkencor në politika, praktika e strategji që promovojnë sigurinë, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të ujit. 

Vizioni

Njësia Kërkimore “Pasuritë Ujore” pranë ASHSH,  nisur nga kompleksiteti i tematikës së ujrave në përgjithësi, dhe nevojat për një menaxhim të qëndrueshem të burimeve ujore, synon të bëhet një qendër pioniere e inovacionit  dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor, me qëllim përfshirjen sa më të gjerë të kërkimit shkencor në adresimin e sfidave dhe zgjidhjen e problemeve në sektorin e ujrave në Shqipëri dhe rajon.

Objektivat kryesore të njësisë kërkimore-studimore “Pasuritë ujore” janë:

  1. a) Kordinimi dhe bashkërendimi i punës ndërmjet grupeve kërkimore shkencore ekzistuese të studjuesve të disiplinave të ndryshme, të nevojshme për një menaxhim të qendrueshëm dhe të integruar të ujrave. Ngritja e kapaciteteve brenda secilës disiplinë dhe forcimi i punës ndërdisiplinore për zgjidhjen e problemeve në sektorin e ujrave në vend dhe rajon.
  2. b) Krijimi i një platforme të konsoliduar dialogu e bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore shkencore dhe atyre politike e administrative (në nivel qendror dhe vendor) për zgjidhjen e problemeve në sektorin e ujrave në vend dhe rajon.
  3. c) Fuqizimi i kapaciteteve studimore-shkencore për të përthithur fonde kombëtare dhe ndërkombëtare për punë studimore për zgjidhjen e problemeve në fushën e ujrave, duke nxitur dhe intensifikuar komunikimin e bashkëpunimin me institucionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Drejtues: akad. asoc. Besnik Baraj, prof. dr Roza Allabashi

U krijua me vendim të kryesisë nr.  19 datë 02.05.2023.U krijua si kërkesë e një grupi studiuesish për studimin e pasurive ujore.

Kjo njësi ka si objektiv shkencor të saj:

  • vlerësimin e gjendjes së tyre në shkallë vendi, në të gjitha format e ekzistencës;
  • kryerjen e studimeve për mbrojtjen dhe shfrytëzimin racional dhe efektiv të tyre;
  • propozimin e rekomandimeve për përmirësimin e mirëqeverisjes në lidhje me këto pasuri;

Vendim nr. 19, datë 02.05.2023 Për krijimin e njësisë studimore të përkohshme “Pasuritë ujore”

Veprimtari të pritshme
  • Lexo Ftesë për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare “Air and Water Quality Control: Important Factors in Protecting Human Health and Premises for Sustainable Development” 
  • Lexo Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Ndryshimet klimatike, resurset ujore dhe trajtimi i ujërave të ndotura”
  • Lexo Simpoziumi Ndërkombëtar i titulluar “Sfida dhe Inovacione për diga më të mira”
  • Lexo Konferenca I kombëtare “Gjeoinxhinieria e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në Republikën e Shqipërisë. Alternativat për ruajtjen dhe miradministrimin e tyre”.
  • Lexo (Axhenda)Ftesa Workshop me temë: Maksimizimi i veprimtarisë së komunitetit shkencor për tju përgjigjur sfidave të menaxhimit të integruar të ujërave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Veprimtari të realizuara