Kickoff-Meeting

 

U zhvillua më 21 qershor 2023 me qëllim krijimin e një platforme dialogu midis studjuesve e specialistëve të sektorit të ujrave me organet shtetërore vendimmarrëse, me pjesemarrje nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia e Veriut. Pervec Universiteteve kryesore të këtyre tre vendeve, në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore në Shqiperi: Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), Ministria e Mjedisit, Agjensia Kombetare e Mjedisit (AKM), Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), Komiteti Kombetar i digave te medha (KKDM)