In Memoriam/ Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi: “Petraq Petro ishte një mendje aktive, krijuese dhe rikrijuese. Zgjedhja e tij në jetë ishte një zgjedhje sfide”
Kryesia e Akademisë së Shkencave, familja dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit akademik Petraq Petros, që u nda papritur nga jeta një ditë më parë, më 18 janar 2021. Në mjediset e jashtme të Akademisë së Shkencave u zhvillua një ceremoni modeste homazhesh e kushtëzuar nga rrethanat e Covid -19.
Ceremonia u mbajt nga ora 11.30-12.30, ku nuk munguan dhjetëra kurora e tufa lulesh me dedikime nga institucionet e larta të vendit, miqtë dhe kolegët. Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi mbajti fjalën e lamtumirës, duke vlerësuar dijen dhe inteligjencën e rrallë të akad. Petraq Petros, si dhe kontributin që dha në fushën e arsimit dhe të shkencës. *** Fjala e lamtumirës së Kryetarit të ASH, akad.Skënder Gjinushit për akad.Petraq Petron.
Të dashur pjesëtarë dhe të afërm të familjes së mikut tonë të shtrenjtë Petraq Petro,
Të dashur kolegë, anëtarë të Akademisë së Shkencave, punonjës të saj, profesorë, miq të profesor Petraqit,
Një dhimbje e madhe prej humbjes së njeriut e mikut tonë të shtrenjtë, të familjes gjenetike dhe të familjes akademike, na ka bashkuar sot këtu. U nda prej nesh në mënyrë të parakohshme e të papritur njeriu ynë i dashur: prindi, mësuesi, profesori, akademiku; miku e kolegu që deshëm e na donte të gjithëve me zemër Petraq Petro.
Drejt ngritjes së një njësie të re kërkimore në fushën e Informatikës dhe Inteligjencës Artificiale, si një çështje e domosdoshme për Akademinë e Shkencave
Informacioni është bërë element i pashmangshëm dhe vendimtar në procesin e analizës së marrjes së vendimeve në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore dhe sidomos në fushën e kërkimit dhe studimit shkencor. Si i tillë, ngritja e një njësie të re kërkimore në fushën e informatikës dhe inteligjencës artificiale është kthyer në një çështje domosdoshmërie për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Për këtë qëllim, në mjediset e Akademisë së Shkencave është mbajtur një takim pune për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e krijimit të një njësie të re kërkimore në fushën e informatikës dhe inteligjencës artificiale.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi; kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, akad. Neki Frashëri; dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, prof. asoc. Elinda Kajo; profesorët Kozeta Sevrani, Betim Çiço, Alda Kika dhe në lidhje online nga SHBA-ja, akad. Arjan Durrësi.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit të Mjekësisë
Një kornizë e nevojshme ligjore ndërveprimi institucional dhe nxitje për projekte dhe pjesëmarrje të përbashkëta.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), e përfaqësuar nga kryetari akad. Skënder Gjinushi, ka lidhur këtë të hënë, më 11 janar 2021, marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës (UMT). Pas nënshkrimit të marrëveshjes në zyrën e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, rektori, prof. dr. Arben Gjata, u shpreh se ajo i hap rrugë bashkëpunimit në shumë fusha të dijes dhe shkencës.
Marrëveshja vë në baza ligjore lidhjet midis studimeve akademike dhe kërkimeve universitare në shkencat mjekësore. Kjo përfshin si programet universitare, ashtu edhe formimin e profesionistëve të rinj në këto fusha, ku secila prej palëve propozon rrugët më të mira e më të suksesshme përmes projekteve dhe veprimtarive të përbashkëta akademike e universitare, tha rektori i UMT-së, prof. dr. Arben Gjata.
More Articles...
- Akademia e Shkencave deklaron rezultatet e fazës së dytë të studimit sero-epidemiologjik të gjendjes imunitare të popullsisë nga COVID-19
- Fjalët shqipe – lista dhe përdorime
- Marrëveshje Bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave, rikthen traditën kërkimore të Universitetit Bujqësor të Kamzës
- Marrëveshje Bashkëpunimi