Akademia e Shkencave me Universitetin e Vlorës dhe të Gjirokastrës do të organizojnë në datat 24-25 maj “Konferencë shkencore në nderim të 175-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit”
Dita e parë 24 maj 2021
Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” organizojnë:
Konferencë shkencore në nderim të 175-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit”
Nisja për në Vlorë ora 9.00
Në program
Ora 11.00 deri në 12.00:
Përurimi i librit “Njerëz me dritë” i Lefter Çipës (post mortem) në mjediset e Universitetit të Vlorës dhe online (Veprimtari e përbashkët e dy instituvioneve)
- Fjala e hapjes nga prof.dr. Roland Zizi, Rektor;
2.Fjalë përshëdetjeje nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave;
3.Paraqitja e botimit nga prof. dr. Bardhosh Gaçe dhe prof. dr. Shaban Sinani
Ora 12.30:
- Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës
- Komunikimi me shtypin: akad. Skënder Gjinushi dhe prof.dr. Roland Zizi
III. Ora 13.00
- Dhurimi i koleksionit të botimeve akademike të viteve 2018-2020 biliotekës së Univesitetit të Vlorës;
- Takimi i drejtuesve të dy bibliotekave akademike universitare pjesë e konsorciumit dhe zbatuese të programit COBISS-AI.
Ora 15.30:
Nisja për në Gjirokastër
***
Dita e dytë 25 maj 2021
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” do të zhvillojnë më 25 maj 2021, në Gjirokastër:
Konferencë shkencore në nderim të 175-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit
Program
Seanca e parë, ora 10.00-11.30
Drejtojnë seancën: prof. dr. Bektash Mema, akad. Pëllumb Xhufi, prof. asoc. Merita Gjokutaj
– Fjala e hapjes nga prof. dr. Bektash Mema, Rektor
– Fjalë përshëndetëse nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave
- Akad. Pëllumb Xhufi, Naim Frashëri dhe përmbysja e madhe kulturore e ideologjike e tij;
- Prof. dr. Roland Zisi, Shqipëria ideale e Naimit dhe Shqipëria ideale e Dritëro Agollit: nga “Bagëti e bujqësia” tek “Nënë Shqipëri”;
- Prof. dr. Dhori K. Qirjazi, Iluminizmi i Naimit dhe iluministët grekë të revolucionit të vitit 1821;
- Prof. asoc. dr. Avdulla Rexhepi, Tri vepra të reja të Naim Frashërit në osmanisht (turqisht);
- Prof. dr. Valter Memisha, Gjuha e Naimit dhe evolucioni i shqipes;
- Msc. Behar Hoxhaj, Mbi fushën leksikore të parafjalëve të emërores në veprën e Naimit.
Seanca e dytë, ora 12.00-13.30
Drejtojnë seancën: prof. dr. Valter Memisha, prof. asoc. dr. Spiridhulla Poçi, prof. dr. Roland Zisi
- Prof. asoc. dr. Merita Gjokutaj, Kodi i ligjërimit popullor tek Naimi;
- Akad. Vasil S. Tole, Kulti i bilbilit si zog këngëtar tek Naimi;
- Prof. dr. Gëzim Redhi, Shkrimet e Naimit në gjuhën greke dhe ndikimi i gjimnazit “Zosimea”;
- Dr. Virion Graçi, Kënga e engjëllit: Skënderbeu i Naimit nëpër kohëra;
- Prof. asoc. dr. Spiridhulla Poçi, Frashërllinjtë në histori dhe Naimi;
- Prof. dr. Shaban Sinani, Motive klasike perse në poezinë e Naimit sipas Musine Kokalarit.
Jeni të ftuar të merrni pjesë online në linqet e mëposhtme:
Linku ora 10.00
Join Zoom Meeting
https://us05web.zoom.us/j/3491792974?pëd=ZmhQdHh5S2N2aUNpYk1zSUdGQ3RGZz09
Meeting ID: 349 179 2974
Passcode: Konferenca
Linku për orën 12.00 deri 13. 30 min
Join Zoom Meeting
https://us05web.zoom.us/j/3491792974?pëd=ZmhQdHh5S2N2aUNpYk1zSUdGQ3RGZz09
Meeting ID: 349 179 2974
Passcode: Konferenca
Bashkëlidhur ftesa dhe programet e veprimtarive.