Konferenca e parë ndërkombëtare mbi mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore” (1st International Conference on Water Environmental Protection and Sustainable Development-WEPSD)

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me BENA-Balkan Environmental Association, EBTNA-Euro Biotech Thematic Network Association, COST Action 18238 Ocean4Biotech dhe me mbështetjen e Global Environment Facility, përmes projektit GEF Adriatic, organizon:

“Konferencën e parë ndërkombëtare mbi mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve ujore” (1st International Conference on Water Environmental Protection and Sustainable Development-WEPSD), më 17-18 maj 2021, në Tiranë, Shqipëri.

WEPSD-2021 është një mundësi për kërkuesit, lektorët, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore e private, bizneseve dhe agjencive, për të ndarë dhe diskutuar praktika, risi, iniciativa kërkimore e problematika të lidhura me mbrojtjen e mjediseve ujore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. Prezantimet dhe artikujt mirëpriten të trajtojnë drejtime teorike dhe praktike të lidhura me objektivat e konferencës:

– Ekologjia detare dhe e ujërave të ëmbla (Marine and Freshwater Ecology)

– Flora, fauna, mikrobioma ujore dhe ndërveprimet midis tyre (Aquatic flora, fauna, microbiome & Interactions among them) – Cilësia e ujërave (parametrat kimikë, fizikë, biologjikë) dhe ndikimi në bioma (Quality of waters (chemical, physical, biological parameters) & Impact on biome.

– Ekosistemet lumore– sfidat e shekullit të 21-të (River ecosystems-challenges in 21st century)

– Ekosistemet detare dhe bregdetare – shërbimet dhe rreziqet e lidhura me to (Marine and Coastal ecosystems-their services and threats)

– Të kuptuarit dhe përpjekjet për të arritur statusin e mirë mjedisor (Understanding and efforts towards Good Environmental Status – GES)

– Kërkime mbi ekologjinë detare (Marine Ecology research)

– Metoda të përpunimit të të dhënave dhe menaxhimi i tyre (Data tools and management) Ndotja e ujërave (Water Pollution)

– Kategoritë e ndotësve dhe burimet e mundshme (Categories of pollutants and Potential sources)

– Metodologjitë për detektimin dhe karakterizimin e ndotësve dhe problematikat lidhur me to (Methodologies for detection and characterisation of pollutants & problematics related).

– Sistemet monitoruese (Monitoring systems) – Vlerësimi i rreziqeve (Risk Assessments)

– Legjislacioni mbi monitorimet dhe menaxhimi i ndotjes së ujërave (Legislation related to monitoring and management of water pollution) Ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjediseve ujore dhe zhvillimi i qëndrueshëm (Climate Changes, Water Environmental Protection & Sustainable Development)

– Ndikimi i ndryshimeve klimatike në ekosistemet lagunore dhe menaxhimi i adaptimit bazuar në ekosisteme në zonat e mbrojtura ujore (Climate change impacts on lagoon ecosystems and Ecosystem-based Adaptation Management of Aquatic Protected Areas)

– Legjislacioni mbi ujërat dhe mungesat, zbatimi i Direktivës Kuadër të Ujërave (Actual Water Legislation and Gaps, Implementation of Water Framework Directive)

– Menaxhimi i mjediseve bregdetare dhe detare me synim zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit (Management of the coastal and marine environment-an ecosystem approach towards sustainable development of the area)

– Akuakultura dhe bioteknologjia detare (Aquaculture & Marine Biotechnology)

– Edukimi mjedisor/ trajnimi (Environmental Education/Training) Planifikimi hapësinor detar (Maritime spatial planning, MSP)

– Ekonomia blu në shërbim të shekullit të 21-të (Blue economy for the 21st century)

– Integrimi ndërsektorial me anë të MSP (Cross sector integration through MSP)

– Qasja ndaj ekosistemeve dhe MSP (Ecosystem approach and MSP)

– Të dhëna mbi planifikimin detar dhe menaxhimin – krijimi, burimet, ruajtja, shpërndarja, modelimi i të dhënave (Data for marine planning and management (data creation, sources of data, data storage, data sharing, modelling)

– Ndërveprimet tokë – det në MSP (Addressing the land-sea interactions in MSP)

– Përfshirja e aspekteve të ndryshimit të klimës në MSP (Integrating Climate Change aspects into MSP)

– Përfshirja e të interesuarve në MSP (Stakeholder Involvement in MSP)

– Eksperienca të ndërveprimit ndërkufitar të MSP (Transboundary MSP cooperation experiences) Konferenca do të mbahet në gjuhën angleze dhe të gjitha dokumentet e saj, si thirrjet dhe libri i abstrakteve, do të jenë gjithashtu në anglisht.