NANOTEKNOLOGJITË PËR SHEKULLIN E 21-TË
(NANOTECHNOLOGIES FOR 21st CENTURY COOPERATION EVENT BETWEEN ALBANIA, JAPAN AND SPAIN)
EVENT BASHKËPUNIMI MIDIS SHQIPËRISË, JAPONISË DHE SPANJËS
Workshopi i parë i Njësisë NanoAlb, zhvilluar në mjediset e Akademisë së Shkencave në Tiranë, më 23.01.2020 u pasua një workshop i bashkëpunimit në fushën e nanoteknologjisë midis Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës, i cili u mbajt në Tokio, Japoni, më 29.01.2020 (http://www.1and2dm.com/2020/nanoëorkshop.php?p=home#menu)
Objektivi i workshop-it
Workshopi i titulluar “Nanoteknologjitë për Shekullin e 21-të” kishte si objektiv kryesor forcimin e bashkepunimit ndërmjet tre vendeve, Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës në fushën e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë dhe zbatimeve të tyre në fusha të rëndësishme, si në: shkencat mjekësore, teknologjinë e informacionit dhe energjinë. Nga roli gjithnjë e në rritje që luajnë nanoteknologjitë në zhvillimet e fjalës së fundit të pajisjeve diagnostifikuese në shëndetin e njerëze, monitorimin e mjedisit, në teknologjitë inovative të materialeve me interes për energjinë, telekomunikimin dhe në industri të tjera, ndërkohë që Spanja dhe Japonia janë në pararojë me zhvillimet e nanoteknologjisë në Europë dhe Azi respektivisht, Shqipëria filloi të hedhë hapa përpara duke shprehur dëshirën e përfshirjes në aktivitete të kësaj fushe, të cilat nxisin bashkepunimin me vendet kryesuese. Ky workshop i përbashket përbënte një shembull të qartë të nevojës për bashkëpunim në këtë drejtim teknologjik multidisiplinar me qëllimin e nxitjes së shkëmbimit të ideve dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe përpilimin e programeve të shkëmbimit ndërmjet të tre vendeve.
Në këtë workshop nga pala shqiptare referuan: Akad. Prof. Dr. Arben Merkoçi, Prof. Dr. Majlinda Vasjari, Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu, Prof. Dr. Partizan Malkaj. Workshop-i u organizua nga Fondacioni Phantoms (Spanjë) me mbështetjen e ICN2, CERCA, BIST nga pala spanjolle, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave nga Shqipëria dhe Universitetit të Keios dhe Tokios nga pala japoneze.Workshop-i pati mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Japoni dhe me këtë rast z. Gjergji Teneqexhiu, Ambasador i Shqipërisë atje, mbajti një fjalë përshëndetëse.
Ky workshop u zhvillua në kuadër të edicionit të 2-të të Konferencës Ndërkombëtare të Materialeve 1&2D dhe të Panairit përkatës (më i madhi në rang botëror) të mbajtur në datat 28-29 Janar 2020, në të cilën merrnin pjesë anëtarët kyç të Komunitetit të Materialeve 1&2D dhe sektorëve përkatës.
Në vijim gjeni informacione të detajuara mbi workshop-in:
http://www.1and2dm.com/2020/nanoëorkshop.php