Pjesëmarrësit në konkursin për çmimet shkencore kombëtar për vitin 2017

Juria e çmimeve shkencore kombëtare që akordohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë e krijuar me Urdhërin Nr.1 datë 08.01.2018 “Për ngritjen dhe përbërjen e Jurisë së çmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2017”, e mbledhur sot më datë 11.01.2018, pasi u njoh me dosjet e aplikuesve në konkursin e çmimeve shkencore kombëtare për vitin 2017, vendosi që:

Pjesëmarrësit në konkursin për çmimet shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për vitin 2017 janë:

Për çmimin “Eqrem Çabej”

  1. Kujtim Kapllani, Rami Memushaj, Androkli Kostallari – Vepra, vëll. I-V, 2383 faqe (2016, 2017)
  2. Kolec Topalli, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, 1984 faqe ( 2017).
  3. Enver Bytyçi, Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes 578 faqe (2017).
  4. Astrit Bishqemi, Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë, 728 faqe (2017)

Për çmimin “Petrit Radovicka”

  1. Nazim Gruda & Andrea Shundi, Hortikultura: vështrim enciklopedik, 2017, 846 fq

Për çmimin e Kërkuesit të ri më të suksesshëm

  1. Alban Tartari, Marrëdhëniet me publikun, 2017, 368 fq.
  2. Laura Smaqi, Kaleidoskop (Studime letrare), 2017, 255 fq.
  3. Behar Haziri, Kultura politike e Kosovës, 2017, 280 fq.
  4. Elvin Gjevori, Kin state non-interventionism: Albania and regional stability in the Western Balkans, 2017, artikull online.
  5. Danja Hobdari, Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri, 2017,312 fq.
  6. A.A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh), Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës, vëll. I, II , 2016, 1600 fq.
  7. Saimir S. Shatku, Trajtimi i kontratës sportive në kuadër të lëvizjes së lirë në të drejtën europiane, 2017, 163 fq.
  8. Ermir Kadija, Parandalimi, kontrolli dhe trajtimi i infeksioneve bakteriale, 2017, 61 fq.
  9. Xhaklina Cani, Karakterizimi eksperimental i naftave bruto të Shqipërisë dhe simulimi kompjuterik, 2017, 274 fq.

Për çmimin e karrierës akademike Juria do të shprehet me vendim tjetër.

Lexoni më shumë rreth pjesëmarrësve