Pjesëmarrësit në konkursin për çmimet shkencore kombëtar për vitin 2017
Juria e çmimeve shkencore kombëtare që akordohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë e krijuar me Urdhërin Nr.1 datë 08.01.2018 “Për ngritjen dhe përbërjen e Jurisë së çmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2017”, e mbledhur sot më datë 11.01.2018, pasi u njoh me dosjet e aplikuesve në konkursin e çmimeve shkencore kombëtare për vitin 2017, vendosi që:
Pjesëmarrësit në konkursin për çmimet shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për vitin 2017 janë:Për çmimin “Eqrem Çabej”
- Kujtim Kapllani, Rami Memushaj, Androkli Kostallari – Vepra, vëll. I-V, 2383 faqe (2016, 2017)
- Kolec Topalli, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, 1984 faqe ( 2017).
- Enver Bytyçi, Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes 578 faqe (2017).
- Astrit Bishqemi, Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë, 728 faqe (2017)
Për çmimin “Petrit Radovicka”
- Nazim Gruda & Andrea Shundi, Hortikultura: vështrim enciklopedik, 2017, 846 fq
Për çmimin e Kërkuesit të ri më të suksesshëm
- Alban Tartari, Marrëdhëniet me publikun, 2017, 368 fq.
- Laura Smaqi, Kaleidoskop (Studime letrare), 2017, 255 fq.
- Behar Haziri, Kultura politike e Kosovës, 2017, 280 fq.
- Elvin Gjevori, Kin state non-interventionism: Albania and regional stability in the Western Balkans, 2017, artikull online.
- Danja Hobdari, Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri, 2017,312 fq.
- A.A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh), Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës, vëll. I, II , 2016, 1600 fq.
- Saimir S. Shatku, Trajtimi i kontratës sportive në kuadër të lëvizjes së lirë në të drejtën europiane, 2017, 163 fq.
- Ermir Kadija, Parandalimi, kontrolli dhe trajtimi i infeksioneve bakteriale, 2017, 61 fq.
- Xhaklina Cani, Karakterizimi eksperimental i naftave bruto të Shqipërisë dhe simulimi kompjuterik, 2017, 274 fq.
Për çmimin e karrierës akademike Juria do të shprehet me vendim tjetër.
Lexoni më shumë rreth pjesëmarrësve