Përurohet libri “Krishtërimi i hershëm në provincat Praevalis dhe Dardania” me autor akad. asoc. Gëzim Hoxha

Komisioni i përhershëm i histori-arkeologjisë, do të organizojë:

Përurimin e librit “Krishtërimi i hershëm në provincat Praevalis dhe Dardania” (Studime arkeologjike)  me autor akad. asoc. Gëzim Hoxha.

Me pjesëmarrjen e At Pashko Gojçaj OFM, Ministri Provincial i Provincës Franceskane Shqiptare, botues i veprës.

Moderimi nga Prof. Neritan Ceka, Kryetar i Komisionit të përhershëm të histori-arkeologjisë.

Programi:

  1. Prof. dr. Skënder Muçaj, recensent i botimit;
  2. At Flavio Cavalini OFM, recensent i botimit;
  3. Fjala e autorit të botimit, akad. asoc. Gëzim Hoxha;
  4. Diskutime.

Kjo veprimtari do të zhvillohet, ditën e mërkurë, më 30 mars 2022, ora 11.00, në sallën “Aleks Buda”, me pjesëmarrje të kombinuar, fizike dhe online në linkun:

https://us02web.zoom.us/j/82724024049?pwd=REdDOGVCQVdXY3Q0bFpzWG0wUm9EZz09

Meeting ID: 827 2402 4049

Passcode: mP8uDR