Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë, konferencë shkencore ad honorem në 150-vjetorin e Gjergj Fishtës
onferenca mbahet më 23 shtator 2021, ora 10.00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave
“Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë” është konferenca shkencore ad honorem që do të mbajë Akademia e Shkencave në 150-vjetorin e Gjergj Fishtës.
Kjo konferencë do të mbahet më 23 shtator 2021, ora 10.00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave
Programi
Seanca e parë: ora 10.00-11.30
Drejtojnë seancën: akad. Shaban Sinani, prof. dr. Mimoza Priku, prof. dr. Bajram Kosumi
– Fjala e hapjes nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë;
– Fjalë përshëndetëse nga imzot Gjergj Meta, nënkryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
- Prof. dr. Bajram Kosumi (Universiteti “Haxhi Zeka” i Gjilanit), Funksioni edukativ i “Lahutës së Malcìs” dhe vendi i saj në kurrikulat shkollore;
- Akad. Ardian Ndreca (Universiteti Pontifikal, Romë), “Gomari i Babatasit” si manifest kundër legjitimitetit të injorancës;
- Prof. asoc. dr. Eldon Gjika (Universiteti i Tiranës), Shënime për “Shënime estetike” të Fishtës;
- Akad. Bardhyl Demiraj (Universiteti “Ludëig Maximilian” i Mynihut), Midis “Urës së Sutjeskës” dhe asaj të Qabesë: motive folklorike në “Lahutën e Malcìs”;
- Prof. asoc. dr. Evalda Paci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë), Lirika e Fishtës në një perspektivë të botimit filologjik e kritik;
- Dr. Arian Leka (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë), Mitologji e krishterë në veprën e Fishtës;
- Prof. asoc. dr. Lili Sula (Universiteti i Tiranës), Melodrama e Àt Gjergj Fishtës;
- Prof. dr. Lekë Sokoli (Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit), Sociologjia e Gjergj Fishtës.
Seanca e dytë: ora 12.00-13.30
Drejtojnë seancën: akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj, Dr. Monika Hasani prof. dr. Valter Memisha
- Prof. dr. Blerina Suta (Universiteti “L’Orientale” i Napolit), Manzoni dhe poetika e Fishtës;
- Akad. Gjovalin Shkurtaj (Akademia e Shkencave), Urtësia e Malësisë së Madhe dhe malësorëve dhe pasuria ligjërimore malësore në “Lahutën” e Fishtës;
- Prof. dr. Valter Memisha (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë), Rreth frazeologjisë në publicistikën e Fishtës.
- Prof. dr. Mimoza Priku (Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës), Interpretime kritike e gjuhësore mbi poetikën e Fishtës;
- Prof. dr. Kristaq Jorgo (Universiteti i Tiranës) e Edlira Birko, Gjergj Fishta – projektues i botës shqiptare në tekst;
- Dr. Monika Hasani (Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës), Rreth disa strukturave foljore në poezinë e Fishtës;
- Akad. asoc. Stefan Çapaliku (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), Estetika e satirës fishtiane;
- Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave), Sibilat e Bogdanit dhe Orët e Fishtës;
- Dr. Tonin Çobani (Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës), “Shkrolat” e arta të Fishtës.