Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë uron Universitetin e Prishtinës në 55-vjetorin e themelimit
Mesazh urimi
Universitetit të Prishtinës, Kosovë
I nderuar rektor, prof. Arben Hajrullahu
Të nderuar profesorë, studiues, studentë dhe staf akademik i Universitetit të Prishtinës
Me rastin e 55-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë përvjetor të rëndësishëm, që shënon më shumë se gjysmëshekulli përkushtim ndaj arsimit të lartë, shkencës dhe zhvillimit kombëtar.

Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe mbetet një qendër e rëndësishme e dijes, kërkimit shkencor dhe edukimit të brezave të rinj, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e Kosovës dhe mbarë hapësirës shqiptare. Roli i tij në formësimin e intelektualëve, në përhapjen e kulturës dhe në avancimin e shkencës është i rëndësishëm.
Në këtë ditë të shënuar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpreh vlerësimin e lartë për kontributin e Universitetit të Prishtinës dhe uron e shpreh bindjen se ky institucion do të vijojë të jetë një shembull i ekselencës akademike, inovacionit dhe bashkëpunimit shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Duke ju uruar suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik, shprehim kënaqësinë per bashkëpunimin me ju e vullnetin tonë të plotë për fuqizimin e lidhjeve akademike dhe shkencore ndërmjet institucioneve tona në të ardhmen.
Gëzuar 55-vjetorin!
Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Tiranë, 15 shkurt 2025