Pas nominimit të veprës Thimi Mitko: Fjalëtore gërqisht-shqip dhe ndihmesa të tjera leksikografike, për çmimin Çabej, në edicionin e I të konkursit shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Dhori Qirjazi vjen para studiuesve, akademikve, profesorëve e studentëve të shkencave filologjike, me ligjëratën e hapur Mitkologji dhe ballkanologji: “Fjalëtoret”, arkivi i Ali Pashës dhe “Tekstet Shqiptare” të H. Pedersenit. Prezantimi u mbështet në burime e fakte të reja, të paprekura deri më sot. (2 qershor 2017)