Forum i hapur: Prezantim i botimit Antropologji e Kanunit, i studiuesit Nebi Bardhoshi, nominuar për çmimin Kërkuesi i ri më i suksesshëm, në edicionin e I të konkursit shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.                                Në fokusin e këtij studimi monografik është e drejta zakonore ndër shqiptarë. Autori debaton qoftë me teoricienët që kanë formuar korpusin e antropologjisë juridike botërore, gjithashtu edhe me studiuesit, të cilët i kanë dhënë formë etnografisë juridike, brenda kornizave të studimeve shqiptare apo albanologjike. Dija antropologjike që teksti i Nebi Bardhoshit prodhon në lidhje me një sërë temash nëpërmjet të cilave zhvillohet antropologjia e kanunit, nuk është vetëm kthesë në studimet shqiptare mbi trajtimin e të drejtës zakonore, ku studiuesi i etnologjisë, antropologjisë, sociologjisë, shkencave politike apo filozofisë, gjen terrenin e duhur për t’u ngacmuar apo frymëzuar intelektualisht, por gjithashtu, kjo dije është, një hapje e re në nivelin e njohjes të së drejtës zakonore, që na fton drejt reflektimit kolektiv. (17 maj 2017)