Dhënie e medaljes “Nderi i Akademisë” për dr. Emin Mysliu
Akademia e Shkencave në përputhje me misionin e saj, vazhdon të vlerësojë figurat e shquara shqiptare që kanë dhënë kontribut në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit. Më 18 prill 2014 në Akademinë e Shkencave u zhvillua Takimi shkencor me temë “Nderim për figura të shquara në fushën e inxhinierive të veprave të mëdha energjitike të nivelit ndërkombëtar”. Në këtë takim, dr. Emin Musliu u vlerësua me dhënien e medaljes “Nderi i Akademisë” me motivacionin: “Për kontributin e shquar në studimet, projektimet dhe zbatimin e veprave madhore të hidrocentraleve të niveleve europiane në Shqipëri”