Tiranë më, 17.11.2017
Deklaratë për shtyp
Sot në mbledhjen e saj të datës 17 nëntor 2017, ora 11:00 Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në përputhje me rendin e ditës si më poshtë:
- Prezantimin nga ana e komisionit ad-hoc të akademikëve, të dokumentit lidhur me reformimin e sistemit institucional të kërkimit shkencor dhe të Akademisë së Shkencave.
- Diskutime.
- Miratimi i dokumentit të paraqitur me votim nga asambleja.
Vendosi në unanimitet aprovimin në parim të propozimit “DRAFT I REFORMËS INSTITUCIONALE TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE ROLIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE”, i cili do të shërbejë si bazë për reformimin e pranuar dhe të nisur tashmë, në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave dhe grupin e reformës pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.