• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Antarësime në shoqata ndërkombëtare

ALLEA

ALLEA është Federata Europiane e Akademive të Shkencave dhe Arteve, e cila përfaqëson më shumë se 50 akademi nga mbi 40 vende të Europës. Që prej themelimit të saj në vitin 1994, ALLEA përfaqëson në arenën europiane akademitë e saj anëtare dhe kërkon promovimin e shkencës si një e mirë publike botërore.

Aktivitetet tona synojnë përcaktimin e kushteve për shkencën dhe kërkimin shkencor, duke mundësuar këshillimin shkencor më të mirë të mundshëm për qytetarët dhe për politikëbërësit, si dhe duke përforcuar rolin e shkencës në shoqëri. Me frymën e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të vërtetë, ALLEA mundëson një platformë për akademitë europiane që të punojnë së bashku mbi çështje të interesit të përbashkët dhe për përmirësimin e kushteve të njerëzve që jetojnë në Europë. Zgjidhja e sfidave në një botë gjithmonë e më të ndërlikuar kërkon bashkëpunim ndërdisiplinor gjithëpërfshirës si dhe bashkëveprim ndërkombëtar që nga fillimi e deri në fund. Më shumë informacion mbi ALLEA-n mund të gjendet këtu: www.allea.org
  • Lexoni Deklaratën e ALLEA-s shkurt 2024
  • Lexoni Prioritetet Strategjike të ALLEA-s për 2019-2024
  • Lexoni Liria akademike dhe autonomia institucionale
  • Lexoni letrën e presidentit të ALLEA-s, prof. Günter Stock, mbi draftligjin për Akademinë e Shkencave (7 mars 2018).
  • Lexoni letrën e presidentit të ALLEA-s, prof. Günter Stock, mbi draftligjin për Akademinë e Shkencave (7 mars 2018) në gjuhën shqipe.
  1. Link
  2. Link

ISC

ISC (International Science Council), ose Këshilli Ndërkombëtar Shkencor, është një organizatë jo-qeveritare me anëtarë nga e gjithë bota, e sjell bashkë 40 organizata e shoqata shkencore ndërkombëtare dhe mbi 140 organizata kombëtare e rajonale. ISC u krijua në vitin 2018, pas bashkimit të ICSU (International Council for Science) dhe ISSC (International Social Science Council). Mbetet organizata më e madhe jo-qeveritare e këtij lloji në shkallë globale. Vizioni i ISC është përparimi i shkencës si një e mirë publike, ndaj dija, të dhënat dhe ekspertiza shkencore duhet të jenë në dobi të gjithkujt, e shkenca duhet të jetë gjithëpërfshirëse në edukim dhe zhvillimin e kapaciteteve. Aktivitetet e ISC përqendrohen më shumë në tri fusha: kontributi i shkencës ndaj politikave, në ndihmë të një kërkimi shkencor sa më të dobishëm për shoqërinë; kontributi i politikave në shkencë, për një kërkim shkencor sa më cilësor; si dhe liria e punës kërkimore shkencore. Çështjet ku ISC i zhvillon këto aktivitete janë të tilla si varfëria, mirëqenia sociale, mjedisi, të dhënat dhe këshillimi shkencor për qeveritë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë është anëtare e ISC që prej vitit 2009.

  1. Link

IAP

IAP (InterAcademy Partnership) i pati fillesat zyrtarisht në Afrikën e Jugut në mars të vitit 2016, duke bashkuar tri rrjete akademish të shkencave, mjekësisë dhe inxhinierisë, të cilat ishin: IAP, rrjeti botëror i akademive të shkencave; IAMP (InterAcademy Medical Panel) dhe IAC (InterAcademy Council). Me partneritetin e ri, më shumë se 130 akademi anëtare kombëtare dhe rajonale punojnë së bashku për të mbështetur rolin e shkencës dhe përpjekjeve për të zgjidhur problemet më të vështira për sot. IAP sidomos synon që me ekspertizën e saj të ndihmojë në politika, përmirësimin e shëndetit publik, promovimin e ekselencës në edukimin shkencor, si dhe qëllime të tjera. Akademitë anëtare janë institucione të pavarura dhe të përkushtuara, të cilat japin kontributin e tyre në arritjen e këtyre qëllimeve, me rolet që ato luajnë në vendet përkatëse, si për nga paanshmëria e tyre për interesa ekonomike e politike, ashtu edhe për cilësinë e punës kërkimore që ato ofrojnë dhe këshillimin në hartimin e politikave të ndryshme.

Link

GID

GID (Groupe interacadémique pour le développement) është një shoqatë ndërkombëtare, themeluar në vitin 2007, nga dhjetë akademi të Europës jugore dhe të kontinentit afrikan. GID-EMAN (Euro-Mediterranean Academic Network) është rrjeti i akademive të përqendruara në zonën e Mesdheut, me mbi tridhjetë akademi anëtare. Rrjeti i akademive është autonom, jo-qeveritar dhe apolitik, si dhe ka për mision promovimin dhe zhvillimin shkencor të zonës së Mesdheut. Një prej objektivave të GID-EMAN është të veprojë si një forum i pavarur për të nxitur akademitë e kësaj zone të bashkëpunojnë, të mbështesin njëra-tjetrën dhe të kenë deklarata të përbashkëta mbi çështjet kryesore shkencore të rajonit.

Link

DPKI

DPKI (Direktorati i Përgjithshëm i Kërkimit dhe Inovacionit) është organ i Komisionit Europian, me seli në Belgjikë dhe përgjegjës për politikat e kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Europian dhe për koordinimin e aktiviteteve që kanë lidhje me to. Misioni i DPKI është zbatimi i politikave europiane me qëllimin e përmbushjes se strategjisë Europa 2020 dhe nismës kyçe të saj, “Bashkimi për Inovacionin”. DPKI analizon politikat, duke parë pikat e tyre të dobëta dhe të forta, e duke mundësuar rekomandime të cilat janë specifike për vendet e ndryshme. Përveç monitorimit të nismës “Bashkimi për Inovacionin”, gjithashtu DPKI jep kontribut në Zonën Kërkimore Europiane. Objektivat afatgjata të DPKI janë arritja që Europa të jetë një vend më i mirë për të jetuar e punuar, duke zbatuar politika shkencore të cilat nxisin rritjen, punësimin dhe përballen me sfidat kryesore sociale.

Link