• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

Periodiket

Periodikë

Revista “Studime historike” është një organ shkencor që boton prurjet më të reja në fushën e studimeve për historinë kombëtare shqiptare. Punonjësit shkencorë të Institutit, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm, publikojnë në faqet e revistës studime dhe artikuj që përbëjnë arritjet më të reja të historiografisë shqiptare për ngjarjet dhe figurat historike.

Të gjithë artikujt janë studime autentike shkencore që përmbushin parametrat më të lartë të punës shkencore dhe recensionohen nga redaksia e përbërë nga specialistët më të mirë të të gjitha fushave të historisë, si dhe nga studiues të huaj që merren me probleme të historiografisë shqiptare.

Gjithashtu në revistë gjejnë pasqyrim, nëpërmjet rubrikave përkatëse, burime të rëndësishme dokumentare si dhe veprimtari shkencore, të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit me objekt studimi historinë e shqiptarëve në trevat e tyre dhe në diasporë. Referatet janë kontributet më të rëndësishme, ku shprehen qëndrime analitike dhe sintetike për problemet e historisë sonë.

Në rubrikën recensione botohen shkrime rreth botimeve më të reja nga fusha e historisë, brenda dhe jashtë vendit, ku evidentohen arritjet e studiuesve, si dhe mbahen qëndrime kritike rreth tezave apo pikëpamjeve historike, që ndeshen në këto botime. Kjo shërben për kontributet e reja shkencore rreth problemeve historiografike.

Në revistë jepen informacione mbi pjesëmarrjen e studiuesve shqiptarë në veprimtari shkencore të zhvilluara  brenda dhe jashtë vendit, duke pasqyruar edhe kontributin e historiografisë sonë në problemet historiografike të përgjithshme.

Së fundi, revista “Studime historike” del me dy numra në vit, me një vëllim prej rreth 250 faqesh, me tirazh 400 copë. Vëmë në dukje se për të gjithë artikujt ka përmbledhje në gjuhën angleze.

ISSN: 0563-5799

Revista “Albanian Studies” është konceptuar qё para disa vitesh si një botim specifik që do të duhej të prezantonte kontributet më profesionale të mendimit shqiptar në Shqipëri dhe që, përmes botimit në anglisht, i dedikohet studiuesve dhe institucioneve homologe të vendeve të tjera. Botimet e revistës do të jenë në përputhje me standardet më të larta të hulumtimeve dhe publikimeve shkencore. Institutet kërkimore në ASHSH do të kenë nё revistё hapësirën dhe përgjegjësinë për të paraqitur studime cilёsore brenda fushës së tyre, por hapësira për botim do të jetë e hapur për çdokёnd qё paraqet njё punim të mirёfilltё shkencor, duke përfshirë hulumtuesit shkencorë edhe nga institucione tё tjera brenda dhe jashtё vendit. Leximi i revistёs në versionin e printuar dhe nё versionin online, do të jetë në dispozicion për të gjithё studiuesit brenda dhe jashtё vendit. Nё tetor 2018, u bё e mundur edhe pajisja me ISSN (International Standard Serial Number) e revistёs “Albanian Studies” duke pёrmbushur kёshtu njё kriter tё detyrueshёm pёr njё revistё shkencore ndёrkombёtare.

The “Albanian Studies” journal has been conceived since some years ago as a specific publication that should present the most professional contributions of the Albanian scientific opinion in Albania and through the publication in English is dedicated to the homologue institutions and researchers of other countries. The journal’s editions will be in complete conformity with the highest scientific research and publications standards. The research institutes of the ASHSH would find within this journal the space and the responsibility to present qualitative researches within their field of study, but the space for publishing will be opened to anybody who presents a true scientific research, including the scientific researchers from other institutions within or abroad. The journal’s presentation in both print and online versions, will be at the disposal of each of the research institutions within Albania and its homologues in other countries. In October 2018, was made possible the equipment with ISSN (International Standard Series Number) of the “Albanian Studies” journal fulfilling in this way a compulsory criteria for an international scientific review.

 

Revista Studime për artin është organ shkencor i Qendrës së Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që i ka fillesat në vitin 1995. Studime për artin  trajton çështje të ngutshme si dhe probleme të rëndësisë historike që lidhen kryesisht (por jo ekskluzivisht) me artin modern dhe atë bashkëkohor shqiptar, duke favorizuar qasjet ndërdisiplinore ndaj fenomeneve artistike e kulturore më përgjithësisht. Që prej vitit 2020, Studime për artin del rregullisht një herë vit në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, dhe në dy formate: në rrjet (online) me hyrje të lirë (open-access), si dhe në shtyp. Po ashtu, që prej vitit 2020 një pjesë e konsiderueshme e autorëve që botojnë me revistën Studime për artin punojnë jashtë akademisë shqiptare – kryesisht në universitete të Bashkimit Evropian dhe të Amerikës Veriore. Këto janë dy nga masat e marra kohët e fundit për ta sjellë revistën Studime për artin sa më afër standardeve ndërkombëtare të periodikëve shkencorë. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, çdo numër i revistës ka një bosht tematik të caktuar, të cilit autorët duhet t’i përmbahen në shkrimet e tyre. Llojet e shkrimeve që botohen në revistën Studime për artin përfshijnë: artikuj kërkimorë-shkencorë (research articles), artikuj vlerësues (review articles), raporte projektesh, intervista, e kështu me radhë. Revista Studime për artin drejtohet nga Dr. Jonida Gashi.

Art Studies is an academic journal published by the Centre for Art Studies at the Academy of Sciences of Albania, with its first issue coming out in 1995. Today Art Studies focuses on issues – both urgent and historical – relating primarily (though not exclusively) to Albanian modern and contemporary art, favouring interdisciplinary approaches towards artistic and cultural phenomena more generally. Since 2020, Art Studies is published regularly once a year in two languages, Albanian and English, and in two formats: online (open-access), as well as in print. Also since 2020, the majority of the authors who publish with Art Studies work outside of Albanian academia – primarily in EU and North American universities. These are part of the measures taken in recent years to bring Art Studies closer to international standards of academic journals. Also as part of these efforts, each issue of the journal has a thematic axis, which the authors must adhere to in their writings. The types of articles published in the journal Art Studies include: research articles, review articles, project reports, interviews, and so on. The editor-in-chief of Art Studies is Dr Jonida Gashi.

Studime për artin 17/2017
Studime për artin 16/2015
Studime per artin 14/2011
Studime per artin 13/2009

Revista Candavia (ISSN: 2073-4115) është periodik shkencor i Institutit të Arkeologjisë, që i ka fillesat e botimit në vitin 2004, duke numëruar nëntë volume. Në revistë pasqyrohen kërkimet arkeologjike në terren nga prehistoria, antikiteti dhe antikiteti i vonë e mesjeta, të kryera çdo vit në territorin shqiptar.

Fillimisht revista ka shërbyer si organ për kërkimet e departamentit të antikitetit të vonë dhe mesjetës. Më vonë tematika e revistës është zgjeruar dhe me kërkime nga periudha të tjera historike, por e fokusuar kryesisht në botimin e raporteve të gërmimeve arkeologjike të përvitshme të Institutit të Arkeologjisë dhe më gjerë.

Nga viti 2020 revista Candavia i kushtohet tërësisht botimit të raporteve arkeologjike të vitit kalendarik përkatës, të kryera në territorin shqiptar. Në revistën Candavia botohen artikuj të mirëfilltë autentik shkencor që paraqesin rezultatet e kërkimeve më të reja në terren në fushën e arkeologjisë shqiptare, duke e bërë atë unike në llojin e saj.

Bordi editorial

  • Albana Meta (kryeredaktore)
  • Altin Skënderaj (sekretar i redaksisë)
  • Brikena Shkodra (anëtare)
  • Elio Hobdari (anëtar)
  • Rovena Kurti (anëtare)
  • Sabina Veseli (anëtare)

Përmbledhësi arkeologjik shqiptar do të jetë një botim serie me emrin Iliria, mbasi Shqipëria bën pjesë në trevën ku banuan ‘ilirët e mirëfilltë’” (shënim hyrës redaksional të numrit të parë të revistës Iliria).

Revista Iliria është periodik shkencor i Institutit të Arkeologjisë, në të cilin pasqyrohen rezultatet më të reja të studimeve e kërkimeve arkeologjike në territorin shqiptar. Revista Iliria ka shërbyer si pasqyrë e mendimit arkeologjik shqiptar, që në fillimet e botimit të saj në vitin 1971.

Në revistën Iliria botohen shkrime të kërkuesve shkencorë, anëtarë të Institutit të Arkeologjisë dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm (kombëtarë dhe ndërkombëtarë), me të cilët Instituti kryen projekte të përbashkëta gërmimi dhe studimi. Artikujt, studime të mirëfillta autentike shkencore, paraqesin rezultatet e kërkimeve më të reja në fushën e arkeologjisë shqiptare, duke shprehur qëndrime analitike dhe sintetike mbi arkeologjinë dhe historinë e lashtë shqiptare.

Në vitin 1983, revista Iliria u vlerësua nga Akademia Ndërkombëtare e Lutèce, Francë, me Medaljen e Artë.

Revista Iliria numëron mbi 50 volume ku pasqyrohen kërkimet arkeologjike nga prehistoria, antikiteti dhe antikiteti i vonë e mesjeta, rreth tematikave të ndryshme të arkeologjisë shqiptare si pjesë e pandarë e asaj mesdhetare.

Të gjitha kontributet në revistën Iliria shoqërohen nga një përmbledhje në gjuhë të huaj (angleze, frënge ose italiane), duke e ndërkombëtarizuar këtë botim, i cili zë një vend të rëndësishëm në bibliotekat arkeologjike më në zë të Evropës.

Që prej vitit 2015, tërësia e revistës Iliria është e konsultueshme online në website-n e Persee.fr (https://www.persee.fr/collection/iliri), duke u bërë pjesë e koleksioneve mbi arkeologjinë, historinë, antropologjinë, etj, që prozon ky organizëm shkencor prestigjioz.

“The Albanian archaeological journal will be a periodic publication called Iliria, as Albania is part of the area inhabited by the ‘ Illyrians proprie dicti’” (editorial introductory note to the first issue of Iliria magazine).

The journal Iliria is a scientific periodical of the Institute of Archeology, which reflects the latest results of studies and archaeological research in the Albanian territory. Iliria Journal has served as a mirror of Albanian archeological thought, since the beginning of its publication in 1971.

The journal Iliria publishes articles by researchers, members of the Institute of Archeology and foreign collaborators (national and international), with whom the Institute conducts joint excavation and study projects. The articles, authentic scientific studies, present the results of the latest research in the field of Albanian archeology, expressing analytical and synthetic approaches on ancient Albanian archeology and history.

The Gold Medal by the Lutèce International Academy, France, in 1983, was awarded to the Iliria journal.

The journal Iliria counts over 50 volumes covering archaeological research from prehistory, antiquity, late antiquity and medieval period, on various topics of Albanian archeology as an integral part of the Mediterranean archaeology.

All articles of Iliria journal (published in Albanian) are accompanied by a summary in foreign languages (English, French or Italian), internationalizing this publication, which occupies an important place in the most prominent archeological libraries in Europe.

Since 2015, the journal Iliria is consultable online on the website of Persee.fr (https://www.persee.fr/collection/iliri), becoming part of the collections on archeology, history, anthropology, etc., which propose this prestigious scientific organism.

Bordi editorial

  • Luan Përzhita (kryeredaktor)
  • Gëzim Hoxha (sekretar i redaksisë)
  • Ilirjan Gjipali (anëtar)
  • Belisa Muka (anëtar)
  • Saimir Shpuza (anëtar)
  • Stéphane Verger (anëtar i jashtëm, École Pratique des Hautes Études, Paris/Francë)
  • Piotr Dyczek (anëtar i jashtëm, Universiteti i Varshavës, Poloni)

Editorial board

  • Luan Përzhita (editor in chief)
  • Gëzim Hoxha (secretary)
  • Ilirjan Gjipali (editor)
  • Belisa Muka (editor)
  • Saimir Shpuza (editor)
  • Stéphane Verger (editor, École Pratique des Hautes Études, Paris/Francë)
  • Piotr Dyczek (editor, University of Varshava, Poland)

Shfletoni përmbajtjen elektronike të revistës:

Access the online journal:

Revista Iliria është e konsultueshme online në website-n Persee.frhttps://www.persee.fr/collection/iliri (numrat e botuara tre vitet e fundit kanë akses të kufizuar)

The journal Iliria is accessible online on the website Persee.fr: https://www.persee.fr/collection/iliri  (the issues published the last three years have limited access)

Etikat e publikimit

“Kultura Popullore”, nga viti 2018 revista “Antropologji”, kryeredaktore Dr. Mikaela Minga

Kultura popullore 1-2, 2015
Kultura popullore 1-2, 2014
Kultura popullore 1-2, 2013
Kultura popullore 1-2, 2012
Kultura popullore 1-2, 2010
Kultura popullore 1-2, 2009
Kultura popullore 1-2, 2008
Albanian Journal of Natural & Technical Sciences Papers
Editor-in-Chief: Acad. Neki Frashëri
Impact factor: Under application process
Frequency: Biannual
ISSN (Print): 2074-0867
ISSN (ON LINE): under application process
The Albanian Journal of Natural and Technical Sciences (AJNTS) of the Albanian Academy of Sciences publishes papers concerned with all aspects of natural and technical sciences. It particularly welcomes contributions that illustrate the unifying concepts of science with evidence, either observational or theoretical, from any relevant field.