Rregullore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
- Klikoni për të lexuar “Rregulloren për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë” datë 25.07.2023
- Klikoni për të lexuar “Rregulloren e brëndshme administrative të Akademisë së Shkencave” datë 24.03.2022
- Klikoni për të lexuar “Rregullore për ngritjen dhe funksionimin e redaksive të periodikëve shkencorë të Akademisë së Shkencave” datë 19.05.2021
- Klikoni për të lexuar “Rregullore për ceremonialin në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ” datë 03.03.2020
- Klikoni për të lexuar “Rregullore e veprimtarisë botuese të Akademisë së Shkencave” datë 03.03.2020
- Klikoni për të lexuar “Rregullore për çmimet shkencore që akordohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe për mënyrën e organizimit të konkurseve të tyre” datë 25.02.2020
- Klikoni për të lexuar “Rregulloren e Brendshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”
- Klikoni për të lexuar “Rregulloren e etikës për shërbimin civil”
Baza ligjore për organizimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare
- Kliko Rregullore datë 25.02.2020 për çmimet shkencore që akordohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe për mënyrën e organizimit të konkurseve të tyre.
- Kliko Rregulloren për themelimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në gjuhën shqipe.
- Kliko Urdhër Nr.2, datë 8 janar 2018: “Për një ndryshim në nenin 13 “Përbërja e Jurisë, në rregulloren “Për themelimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; për mënyrën e organizimit të konkurseve; për kriteret e zgiedhjes së fituesve dhe mënyrën e shpalljes së tyre”, aprovuar me urdhrin nr. 11 datë 6 tetor 2016 të Kryesisë së ASH-së.
- Kliko Urdhër nr. 11 për miratimin e Rregullores, datë 06 tetor 2016.
- Kliko Vendimin e asamblesë, për caktimin e anëtarëve, përfaqësues të asamblesë së ASH-së në jurinë e çmimeve shkencore kombëtare vjetore që jep Akademia e Shkencave, datë 30 nëntor 2016.
- Kliko Vendimin nr. 9, për caktimin e masës së shpërblimit për fituesit e çmimeve shkencore kombëtare vjetore (2016), që akordohen nga Akademia e Shkencave, datë 04 prill 2017.
- Kliko Rregulloren për themelimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në gjuhën angleze.
Çmimet shkencore kombëtare vjetore
Çmimi shkencor kombëtar vjetor “Çabej” në fushën e shkencave shoqërore – albanologjike, Akademik Eqerem Çabej
- Çmimi shkencor kombëtar vjetor në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike jepet për botime, projekte dhe për arritje të shquara akademike-universitare, që u takojnë fushave kërkimore përparësore të shkencave shoqërore-albanologjike.
- Çmimi mban emrin Eqrem Çabej.
- Shpërblimi financiar për këtë çmim parashihet në buxhetin e ASHSH dhe shprehet në urdhrin e shpalljes së fituesit, pas dhënies së vendimit të jurisë.
- Fituesi i çmimit gëzon të drejtën e shenjës së tij dhe të diplomës, që përmban: emrin dhe mbiemrin e tij, fushën e kërkimit shkencor, motivacionin, datën dhe vitin e lëshimit dhe numrin e amzës.
Çmimi shkencor kombëtar vjetor “Radovicka” në fushën e shkencave natyrore – teknike, Akademik Petrit Radovicka
- Çmimi shkencor kombëtar vjetor në fushën e shkencave natyrore-teknike jepet për botime, projekte dhe për arritje të shquara akademike-universitare që u takojnë fushave kërkimore përparësore të shkencave natyrore-teknike.
- Çmimi mban emrin Petrit Radovicka.
- Shpërblimi financiar për këtë çmim parashihet në buxhetin e ASHSH dhe shprehet në urdhrin e shpalljes së fituesit, pas dhënies së vendimit të jurisë.
- Fituesi i çmimit gëzon të drejtën e shenjës së tij dhe të diplomës, që përmban: emrin dhe mbiemrin e tij, fushën e kërkimit shkencor, motivacionin, datën dhe vitin e lëshimit dhe numrin e amzës.
Çmimi shkencor kombëtar vjetor i karrierës akademike
- Çmimi shkencor kombëtar vjetor i karrierës akademike jepet për merita shkencore të vijueshme me rëndësi për dijet kombëtare, për personalitete të shkencës kombëtare, në shenjë nderimi për kontributet e tyre gjatë jetës krijuese.
- Konkurrenti për këtë çmim mund të jetë fitues vetëm një herë.
- Shpërblimi financiar për këtë çmim parashihet në buxhetin e ASHSH dhe shprehet në urdhrin e shpalljes së fituesit, pas dhënies së vendimit të jurisë.
- Fituesi i çmimit gëzon të drejtën e shenjës së tij dhe të diplomës, që përmban: emrin dhe mbiemrin e tij, fushën e kërkimit shkencor, motivacionin, datën dhe vitin e lëshimit dhe numrin e amzës.
Çmimi shkencor kombëtar vjetor për këkuesin e ri më të suksesshëm
- Çmimi vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, që jepet nga juria për shkencëtarin e ri më të vlerësuar prej saj, përzgjidhet midis konkurruesve me rezultatet më të shquara në shkollat universitare të doktoratës e në kërkimet e pavarura.