Takime të përbashkëta mes redaksive të religjioneve për projektin e “Enciklopedisë shqiptare”

Sipas kalendarit të përgjithshëm të takimeve të përbashkëta mes redaksive të fushave për projektin e “Enciklopedisë shqiptare” në mjediset e ASHAK, redaksitë e religjioneve (Tiranë-Prishtrinë) shkëmbyen informacionin me gjendjen dhe ecurinë e punës, duke përcaktuar hapat e mëtejshëm deri në standardizimin e fjalësit.
Këto dy redaksi, që punojnë prej kohësh me fjalës të përbashkët, shqyrtuan zbatimin e kritereve dhe udhëzimeve në lidhje me raportet e brendshmë të fjalësit, propozuaan adresimin përfundimtar të dukurive dhe personatiteve drejt redaksive së letërsisë, arsimimit, historisë apo lashtësisë, duke shprehur edhe mbi strukturën përfundimtare të fjalësit.
Drejtuesit e redaksive prof. Jahja Drançolli dhe Albert Nikolla informuan mbi tërësinë e njësive enciklopedike, që përmban 361 artikuj të ndarë në terma specifikë të fushës dhe personalitete dhe çështjet që mbeten për zgjidhje të afërt. Anëtarët e redaksive të pranishëm në takim, prof. Ardian Gola, prof. Gëzim Selaci, prof. Abdullah Rexhepi, prof. Kristë Shtufi dhe prof. David Hosaflook (online) theksuan se në punën e tyre kanë ngulmuar që emrat e domosdoshmëm dhe të termat e pashmangshëm të mos mungojnë ne fjalësin e fushës që propozohet për ESH, duke sjellë raste ku mund të punohet me grupime rreth artikujve të përbashkët, si urdhërat apo sekteve fetare, shkollat me karakter teologjik, institucioneve e besimit, përkthimet e librave të shenjtë në shqip etj.
Ajo që u theksua në takim nga prof. Anton K. Berishaj, njëherazi koordinator i grup-fushës, ishte fakti se dukuri apo ngjarjet që janë pjesë e dijes universale duhet të përkojnë me zhvillimet e botës shqiptare për këtë fushë, për të humbur diçka nga karakteri i tyre përgjithshëm e për t’u shfaqur si dukuri shqiptare, të tilla si luteranët e luteranizmi, reforma, kundëreforma etj.
Në takim u morën në shqyrtim edhe propozimet më të fundit të prof. David Hosaflook, kryesisht për terma të përgjithshëm (ateizmi, apokrifa, bektashizmi, Vëllazëria Ungjillore Shqiptare, Grigor Gjirokastriti etj.), si dhe për plotësime e mungesa të vëna re nga Jahja Drançolli, të tilla si domenikanët në Shqipëri etj.
Gjatë shqyrtimit njësi për njësi të propozimeve u theksua kërkesa për zbatim të arsyetuar në bashkimet e artikujve, duke i grupuar ata sipas funksionalitetit, me qëllim që përafrimi të mos jetë i kërkuar artificialisht, vetëm për të ulur numrin e njësive enciklopedike, por sipas sipas logjikës shkencrore.
Kërkesë tjetër e shtruar ishte mbizotërimi i kriterit historik mbi atë gjeografik, duke i paraqitur dukuritë apo institucionet sipas rolit që kanë luajtur, jo sipas hapësirës ku janë vepruar, gjë që do bënte të mundur që ESH të vështrohej si botë e përbashkët e shqiptarëve.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe prof. Azis Pollozhani (drejtues i redaksisë së e posaçme në RMV) i cili paraqiti punën e bërë nga kjo redaksi.
Në takim diskutuan edhe akad. Shaban Sinani (drejtues i redaksisë vendore të Tiranës) dhe dr. Arian Leka (QBEA), të cilët sugjeruan, veç të tjerash, edhe respektimin e udhëzuesit praktik për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare” lidhur me kufijtë “limitus quam non” të përfshirjes në ESH, kriteret për pranimin e personaliteteve joshqiptare që ka propozuar redaksia e religjioneve, referencat e kërkuara për pranim (jo më pak se 3) etj. Vërejtjet dhe propozimet e bëra në takim do të reflektohen deri në fund të shtatorit, kohë kur fjalësi do të dorëzohet si version i stabilizuar.