• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Veprimtaria Qkbgj

Veprimtaria

 

QKBGJ kryen aktivitetin e saj kërkimor nëpërmjet projekteve. Projektet kërkimore financohen nga ASHSH si dhe nga Ente të tjera mbështetëse të kërkimit shkencor si AKSHSHI etj. Projektet kryesore në të cilat realizohet puna shkencore e QKBGJ janë:

– Analiza gjenetike e popullatës shqiptare për karakterizimin e strukturës gjenetike të saj dhe krahasimi me popullatat e tjera.

– Studimi i lidhjes gjenetike midis sëmundjeve autoimune dhe markuesve imunologjikë dhe gjenetikë të sistemit HLA.

– Sigurimi i prodhimit, ruajtjes dhe përdorimit të materialit shumues të fidanëve të hardhisë, të pastër nga patogjenët dhe sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare.

– Kriokonservimi i burimeve gjenetike autoktone të varieteteve të mollës, kumbullës, shegës dhe boronicës me material bimor te certifikuar me testim gjenetik dhe fitosanitar dhe me objektiv përfundimtar krijimin e Kriobankës së parë shqiptare bimore.

– Optimizimi i metodave inovative të kulturës in vitro në bioreaktorë për shtimin e biomasës dhe për prodhimin e metaboliteve dytësorë nga bimët mjekësore aromatike për ekstrakte të përdorura në industrinë farmaceutike, si shtesa ushqimore dhe në kozmetikë.

– Second Annual International Conference on Public Health and Environment WATER AND AIR QUALITY CONTROL: PROTECTING HUMAN HEALTH AND ENSURING SUSTAINABLE DEVELOPMENT,” Tirana, Albania, 2024 July 4 – 5, Academy of Sciences of Albania, Aleks Buda Hall, Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000

Qendra e Studimit të Arteve, pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë u ngrit në zbatim të vendimit Nr. 338, datë 31.05.2023 dhe vendimit Nr. 821, datë 28.12.2023, dhe përbëhet nga dy sektorë, i studimeve dhe ai i shërbimeve.

Ka për objekt kërkimi historinë e arteve të kultivuara (joanonime), të shprehura në muzikë, arkitekturë, pikturë, skulpturë, imazhin lëvizës, teatër, kinema, dance si dhe me fushat ndërvepruese. Po kështu, objekte interesimi për këtë qendërt janë edhe estetika dhe historiku i institucioneve artistike shqiptare.