Unioni Ballkanik i Fizikës nderon Akademikun Floran Vila me Çmim Nderi

Unioni Ballkanik i Fizikës ka ftuar fizikanin shqiptar Floran Vila në Konferencën e 9-të të Përgjithshme të këtij Unioni, që do mbahet në Stamboll, Turqi, në 24-27 Gusht 2015, për t’i dhënë një nga Çmimet e Nderit të Unionit që janë planifikuar për këtë vit. Ky çmim u jepet fizikaneve të shquar nga vendet e Ballkanit, që kanë dhënë kontribute të mëdha në fizikë, për Unionin Ballkanik të Fizikës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë