Vizitë zyrtare e akad. Skënder Gjinushit në fondet arkeologjike të Durrësit
Akademik Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi më 26 qershor 2025 një vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit, në kuadër të monitorimit të punimeve për transferimin dhe sistemimin e fondit arkeologjik të Institutit të Arkeologjisë në Durrës.


Akad. Gjinushi u njoh nga afër me kushtet teknike të ruajtjes së materialit, organizimin e inventarit, si dhe me punën e stafit specialist në këtë proces delikat që synon të sigurojë vazhdimësinë e kërkimit shkencor dhe trashëgimisë arkeologjike të qytetit antik.
Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të standardizimit të infrastrukturës së ruajtjes muzeale dhe të burimeve arkeologjike, si edhe një model i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.