• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

SSHNT

Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore Teknike

Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike është akad. Neki Frashëri. Në përbërje të Seksionit janë anëtarët e Asamblesë, të cilët u përkasin fushave përkatëse. SSHNT organizon dhe bashkërendon zbatimin e detyrave dhe aktiviteteve të vendosura nga Asambleja dhe Kryesia, ndjek zhvillimin e shkencës dhe të kërkimit shkencor në fushat përkatëse, me qëllim promovimin e tyre, nëpërmjet organizimit të konferencave, kongreseve e seminareve shkencore me karakter kombëtar e ndërkombëtar. Seksioni propozon ngritjen e njësive të kërkim-studimit apo të komisioneve të posaçme për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme në fushat e tyre. Gjithashtu boton revista shkencore të specializuara, cakton kriteret themelore për botimet e ASH-së dhe ndarjen e kuotave të këtyre botimeve. SSHNT bën propozime për botimin e veprave akademike në fushat përkatëse, apo për veprat e akademikëve më në zë.

Detyrat e tij:

  1. Në bashkëpunim me akademikë të fushave të shkencave natyrore dhe teknike dhe me sektorë dhe departamente të institucioneve ku akademikët bëjnë pjesë, përcakton përparësitë e kërkimit shkencor të fushave të ndryshme;
  2. Organizon bashkërendimin e veprimtarisë shkencore për fushat e shkencave natyrore dhe teknike;
  3. Studion perspektivat e zhvillimit të shkencave natyrore dhe teknike dhe bën propozime konkrete për çelje sektorësh në përputhje me detyrat shkencore perspektive;
  4. Ndjek veprimtarinë shkencore botuese të akademikëve përkatës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe planifikon botimet e tyre shkencore individuale apo në grupe të përbashkëta shkencore, për t’i paraqitur ato në Këshillin e Botimeve të Akademisë;
  5. Propozon dhe merr masa për organizimin e kongreseve shkencore kombëtare, ndërkombëtare apo seminareve, simpoziumeve, konferencave, si dhe për hartimin e rekomandimeve drejtuar institucioneve të ndryshme;
  6. Propozon në seksion, ngre dhe ndjek funksionimin e grupeve ad-hoc apo të komisioneve me specialistë brenda dhe jashtë Akademisë, për probleme të rëndësishme në fushat përkatëse;
  7. Kontribuon në hartimin e programeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim, si në Programet Kombëtare të Kërkimit e Zhvillimit, strategjitë e ndryshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e institucione të tjera të vendit;
  8. Organizon dhe drejton botime në revistën shkencore të seksionit JNTS (Journal of Natural and Technical Sciences) dhe në revista të tjera me bashkautorësi institucionale që botohen në gjuhën shqipe ose në gjuhë të huaj;
  9. Paraqet në Kryesi dhe në Asamble analiza për gjendjen e kërkimeve në fusha të ndryshme, projekte për drejtimet themelore të studimeve në fushat përkatëse;
  10. Ndjek realizimin e detyrave të seksionit, që rrjedhin nga protokollet e bashkëpunimit dypalësh të Akademisë;
  11. Shqyrton dhe jep mendim për kandidatët që aplikojnë për akademikë të rregullt, të asociuar ose të përhershëm që paraqiten në Asamble;
  12. Propozon në Kryesi kandidaturat për titullin “Anëtar nderi” i Akademisë;
  13. Organizon dhe drejton veprimtarinë administrative të Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike;
  14. Organizon punën për hartimin e raportit mbi veprimtarinë vjetore të seksionit, brenda përfundimit të vitit;
  15. Si epror i drejtpërdrejtë bën vlerësimin e punës për nëpunësit civilë në varësi të tij;
  16. Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.

Sekretar teknik i Seksionit të Shkencave Natyrore Teknike

Detyrat e tij:

  1. Ndihmon në realizimin e veprimtarive të seksionit në përmbushje të detyrave të kryetarit të seksionit;
  2. Zëvendëson kryetarin e seksionit në realizimin e detyrave në mungesë të tij;
  3. Ndjek përparësitë e kërkimit shkencor në veprimtari të ndryshme shkencore në fushën e shkencave natyrore dhe teknike dhe masat për realizimin e tyre;
  4. Përgjigjet për realizimin e planit të punës së seksionit dhe i paraqet kryetarit të seksionit propozimet përkatëse;
  5. Ndjek ecurinë e realizimit të projekteve shkencore të nomenklaturave të ndryshme brenda dhe jashtë Akademisë;
  6. Ndihmon në ndjekjen e realizimit të detyrave të seksionit, që rrjedhin nga protokollet e bashkëpunimit dypalësh të Akademisë;
  7. Ndihmon për organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive shkencore si konferenca shkencore, simpoziume, seminare etj., brenda sistemit të Akademisë dhe jashtë saj;
  8. Organizon punën për shqyrtimin, miratimin dhe paraqitjen në Këshillin e Botimeve të Akademisë të veprave të fushave përkatëse;
  9. Ndihmon në ecurinë dhe funksionimin e redaksisë së revistës JNTS (Journal of Natural and Technical Sciences) dhe të revistave të tjera, me bashkautorësi institucionale;
  10. Ndjek realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave që parashikon statusi i asistentit të seksionit;
  11. Ndihmon në hartimin e raportit mbi veprimtarinë vjetore të seksionit, brenda përfundimit të vitit;
  12. Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.
Sekretar teknik SSHNT

Eljora Ndrelalaj

Kontakt: eljora.ndrelalaj@akad.gov.al
       eljorasema@gmail.com

Anëtarë të Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike

Akad. Emeritus Anesti KONDILI

Akad. Emeritus Anesti KONDILI

Fusha: Mjekësi

Akad. Arben MËRKOÇI

Akad. Arben MËRKOÇI

Fusha: Kimi

Akad. Arjan DURRËSI

Akad. Arjan DURRËSI

Fusha: Informatikë

Akad. Skënder GJINUSHI

Akad. Skënder GJINUSHI

Fusha: Matematikë

Akad. Emeritus Bardhyl GOLEMI

Akad. Emeritus Bardhyl GOLEMI

Fusha: Inxhinieri

Akad. Anila HODA

Akad. Anila HODA

Fusha: Bioteknologji

Akad. Emeritus Dhimitër HAXHIMIHALI

Akad. Emeritus Dhimitër HAXHIMIHALI

Fusha: Kimi

Akad. Emeritus Besim ELEZI

Akad. Emeritus Besim ELEZI

Fusha: Mjekësi

Akad. Edmond PINGULI

Akad. Edmond PINGULI

Fusha: Inxhinieri

Akad. Emeritus Efigjeni KONGJIKA

Akad. Emeritus Efigjeni KONGJIKA

Fusha: Biologji

Akad. Emeritus Floran VILA

Akad. Emeritus Floran VILA

Fusha: Fizikë

Akad. Genc Sulcebe

Akad. Genc Sulcebe

Fusha: Mjekësi

Akad. Ilirian MALOLLARI

Akad. Ilirian MALOLLARI

Fusha: Kimi

Akad. Ilia MIKEREZI

Akad. Ilia MIKEREZI

Fusha: Biologji

Akad. Emeritus Jani VANGJELI

Akad. Emeritus Jani VANGJELI

Fusha: Botanikë

Akad. Jorgaq KAÇANI

Akad. Jorgaq KAÇANI

Fusha: Inxhinieri

Akad. Mimoza HAFIZI

Akad. Mimoza HAFIZI

Fusha: Fizikë

Akad. Nazim GRUDA

Akad. Nazim GRUDA

Fusha: Agronomi

Akad. Neki FRASHËRI

Akad. Neki FRASHËRI

Fusha: Informatikë

Akad. Nestor THERESKA

Akad. Nestor THERESKA

Fusha: Mjekësi

Akad. Rajmonda BUHALJOTI

Akad. Rajmonda BUHALJOTI

Fusha: Fizikë

Akad. Emeritus Rexhep MEJDANI

Akad. Emeritus Rexhep MEJDANI

Fusha: Fizikë

Akad. Asc. Besnik Baraj

Akad. Asc. Besnik Baraj

Fusha: Kimi

Akad. Asc. Fatbardh SALLAKU

Akad. Asc. Fatbardh SALLAKU

Fusha: Shkenca Bujqësore

Akad. Asc. Kozeta SEVRANI

Akad. Asc. Kozeta SEVRANI

Fusha: Informatikë

Akad. Asc. Rrapo ORMENI

Akad. Asc. Rrapo ORMENI

Fusha: Gjeofizikë