Specialistët e informacionit në institucionet kërkimore marrin licensa për digjitalizimin e veprimtarisë shkencore
Si pjesë e strategjisë për forcimin e infrastrukturës së informacionit shkencor dhe rritjen e transparencës në kërkimin akademik në vend, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, përmes Qendrës për Koordinimin dhe Përhapjen e Informacionit Shkencor (QKPISH), përmbylli me sukses procesin e trajnimeve dhe testimit profesional të specialistëve të informacionit.
Specialistët e informacionit, duke përfshirë edhe stafin e Bibliotekës Shkencore të Akademisë së Shkencave, janë tashmë të certifikuar dhe të licensuar për përdorimin e këtyre platformave, të cilat shërbejnë si mjete thelbësore për përhapjen e informacionit shkencor.
Ky hap përforcon aftësitë profesionale të stafit dhe është një fazë e rëndësishme drejt digjitalizimit dhe integrimit të plotë të Shqipërisë në rrjetet ndërkombëtare të informacionit shkencor.

Informacioni i plotë i digjitalizuar krijon mundësinë për përfshirje në projekte bashkëpunimi për një akses të hapur të kërkimit shkencor në nivel ndërkombëtar.
Nëpërmjet këtij procesi, Akademia e Shkencave synon të rrisë vizibilitetin, bashkëveprimin dhe aksesin më bashkëkohor të veprimtarisë kërkimore ndaj dijes dhe kërkimit shkencor.
– digjitalizimin e veprimtarisë kërkimore të studiuesve të Akademisë dhe institucioneve kërkimore sipas standardeve ndërkombëtare;
– menaxhimin e bibliografive online të kërkuesve shkencorë dhe vlerësimin e rezultateve të kërkimit;
– ofrimin e metadatave për ndërveprimin e të dhënave dhe rezultateve të kërkimit;
– promovimin dhe aksesin e prurjeve shkencore.
Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të frytshëm midis Akademisë së Shkencave dhe institucioneve partnere që mbështesin zhvillimin e infrastrukturës digjitale në fushën e shkencës dhe teknologjisë së informacionit.
Në vijim do të organizohen trajnime të mëtejshme dhe aktivitete për të fuqizuar më tej kapacitetet profesionale të specialistëve të informacionit dhe për të promovuar përdorimin e gjerë të platformave digjitale në institucione të ndryshme akademike dhe kërkimore në Shqipëri.