Workshop-i i parë NanoAlb-NIC

Bashkëpunim i suksesshëm midis njësisë së kërkimit të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë të Akademisë së Shkencave dhe Institutit Kombëtar të Kimisë të Sllovenisë (NIC).

Akademia e Shkencave mbështeti organizimin e workshop-it të parë shqiptaro-slloven për nanoshkencën dhe nanoteknologjinë, me pjesëmarrjen e studiuesve nga 14 institucione kërkimore-shkencore në Ballkan e jashtë tij (Shqipëri, Slloveni, Itali, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mali i Zi). U prezantuan kërkimet më të fundit të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë nga 29 studiues që referuan

***

Është mbajtur këtë të martë, më 16 mars 2021, workshopi i parë i nanoshkencës, bashkëpunim midis njësisë së nanoshkencës dhe nanoteknologjisë (NanoAlb) të Akademisë së Shkencave Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar të Kimisë të Sllovenisë (NIC).

Aktiviteti u çel me përshëndetjen në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave nga sekretari shkencor akad. Shaban Sinani. Ai theksoi se ASHSH-ja e ka prioritet strategjik mbështetjen e disiplinave të tilla, si nanoshkenca, bioteknologjia, inteligjenca artificiale dhe fusha të tjera. “Aktualisht “NanoAlb” po luan rolin e leadership-it të fushës në jetën universitare dhe akademike në Shqipëri. Është e nevojshme që institucionet tona të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në këto fusha dhe të zgjerojnë rrethin e bashkëpunimit edhe me institucione të tjera”, tha akad. Shaban Sinani duke theksuar ndër të tjera: “Njerëzimi ka arritur të zbulojë planete e galaksi të reja, por pandemia e shkaktuar nga Covid-19 tregoi se detyra e shkencës është para së gjithash të zbulojë mikrobotën. Makrobota nuk është një urgjencë”. Ndërsa kujtoi se njësia shkencore “NanoAlb” u përfshi dhe po vijon të përfshihet në projekte që kanë lidhje drejtpërdrejt me pandeminë, akad. Shaban Sinani tha se suksesi i parë i njësisë “NanoAlb” është që brenda një kohe të shkurtër bashkoi specialistët e fushës, i vuri ata në lidhje me ekspertët dhe qendrat e ekspertizës në Botë, që nga Spanja në Japoni, dhe tani edhe në Slloveni dhe se këtë vit është parashikuar që në Tiranë të mbahet një kongres botëror i nanoshkencës, ku “NanoAlb” ka rolin kryesor në këtë iniciativë.

Përshëndeti edhe Gregor Anderluh, drejtor i Institutit Kombëtar të Kimisë në Slloveni, i cili falënderoi Akademinë e Shkencave të Shipërisë për mbështetjen dhe organizimin e workshop-it dhe forcimin e bashkëpunimit.

Workshop-i u drejtua nga prof. Gregor Anderluh dhe prof. Arben Merkoçi, drejtues i njësisë “NanoAlb”.

Arben Merkoçi foli për objektivat e këtij workshop-i si një urë lidhëse për interesat dhe rrugët kërkimore dhe për një bashkëpunimin të ndërsjellët, duke synuar edhe për aplikime të përbashkëta për propozime për projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ligjëratat e pjesëmarrësve Gregor Anderluh, Janez Plavec, Samo B. Hočevar, Martin Šala, Katarina Vogel -Mikuš, Iztok Arčon; Vid S. Šelih, Mitja Kolar, Dino Metarapi, Johannes T. van Elteren, Monika Ogrizek, Ana Kroflič, Jožef Stefan nga Sllovenia; Salvatore Daniele, Paulo Ugo nga Italia; Fetah Podvorica, Avni Berisha, Sefer Avdiaj, Liridon Berisha nga Kosova; Bashkim Ziberi nga Tetova, Maqedoni; Arben Merkoçi, Majlinda Vasjari, Albana Veseli, Kledi Xhaxhiu, Altin Gjevori, Valbona Aliko nga Shqipëria kanë hedhur dritë mbi disa zhvillime të fundit të kërkuesve të dy institucioneve në fusha të tilla si nanoteknologjia, nanokimia dhe aplikime interesante me interes në fusha të tilla si shëndetësia, mjedisi dhe industria e të tjera.

Disa nga kërkimet që u prezantuan janë:

Alternativa ndaj homologëve të mërkurit për zbulimin elektrokimik të joneve të metaleve të rënda, gjurmët e përbërjeve organike në to; Zbulimi i bio-sensorëve elektrokimikë të bazuar në elektroda karboni të modifikuara me nanomateriale për mjedisin, kontrollin farmaceutik dhe të sigurisë ushqimore; Karakteristikat termoelektrike dhe fotoelektrike të mikrokristaleve halcogjenid me valencë të përzierë dhe përbërjet e tyre me polimere përçuese; Ndikimi i proceseve të depozitimit energjik në fotoaktivitetin e hollë të TiO2, filma me qasje në metodat e depozitimit dhe në analizat sipërfaqësore; Nanobiomaterialet dhe nanotoksitet –shqetësimet në lidhje me sigurinë e nanomaterialeve; Vështrime strukturore në montimin molekular të nanoobjekteve nga NMR.

Një kërkim interesant është ai Janez Plavec nga Sllovenia për detajet strukturore të arkitekturave të ADN-së me katër fije në lidhje me detajet e sekuencës, prania e kozolutës dhe kripërave inorganike, pH, bashkëveprimi me ligandët, duke e parë ADN-në me dyshen e saj kanonike Watson-Crick me një një rol të madh në trashëgiminë e gjenetikës, si shprehje e materialit gjenetik.

Nuk munguan edhe prezantimet e rezultateve të eksperimenteve të tilla si përgatitja e një elektrode filmi bizmut të nanostrukturuar (nsBiFE) përmes protokollit të depozitimit galvanostatik shumëpulsor ex-situ; Spektrometria e masës plazmatike të bashkuar me grimca të vetme-grimca të induktuara si një mjet bio-imazhi multimodaliteti në omikat me bazë nano; Modifikimi i karbonit; Hulumtimi mbi sensorët elektrokimikë dhe biosensorët në elektroda të karbonit; Hetim gjithëpërfshirës mbi varësinë e vetive fotokatalitike të oksidit të titanit të hollë; Filma mbi kushtet e depozitimit fizik të avullit, etj..

Zhvillimet e këtij workshop-i përfunduan me sukses, duke iu hapur rrugën debateve të gjera shkencore.

Me prezantimin e disa kërkimeve të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë të shkencëtarëve nga Shqipëria, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi e vende të tjera të rajonit bazuar në prezantimet e ekspertëve, shprehja e nevojave dhe e problemeve të duhura që kërkojnë zgjidhje, pasuar me diskutime e debate shkencore, u hodh hapi i parë i një bashkëpunimi të frytshëm midis grupeve të ndryshme kërkimore të NanoAlb dhe grupeve kërkimore nga NIC.