• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Politika & Programe Globale

Deklarata të IAP-it mbi çështje kryesore të shoqërisë

Demenca është një rënie e vazhdueshme dhe tipike progresive e aftësive njohëse, që ndikojnë në të mësuarit dhe kujtesën, gjuhën dhe / ose arsyetimin, dhe që janë aq të rënda sa të pengojnë pavarësinë në aktivitetet e përditshme. Ajo bëhet më e zakonshme gjatë rritjes e moshës madhore. Përveç dëmtimit të arsyetimit, demenca shpesh shoqërohet me simptoma neuropsikiatrike, si: agjitimi, psikoza, çrregullimi i gjumit, depresioni, ankthi dhe apatia.

Partneriteti Ndërakademik për Shëndetësinë IAP-i për Shëndetësinë është një rrjet i përbërë i Partneritetit Ndërakademik. Përbëhet nga 78 akademi të mjekësisë, akademi të shkencave dhe inxhinierisë me seksione që veprojnë fort në fushën e shkencave mjekësore. IAP-i për Shëndetësinë është e angazhuar për përmirësimin e shëndetit në mbarë botën, përfshirë dhënien e deklaratave të konsensusit për çështjet me rëndësi globale për shëndetin . Deklaratat e IAP-it për shëndetësinë si kjo mbi demencën, përgatiten nga grupe ekspertësh të caktuar nga akademitë anëtare dhe publikohen pasi janë pranuar nga më shumë se gjysma e akademive anëtare të rrjetit.
  • Klikoni për të lexuar deklaratën.

Një fokus qendror i misionit të IAP-it është të arrijë në shoqëri dhe të marrë pjesë në diskutimet mbi çështjet kritike globale në të cilat shkenca luan një rol vendimtar. Që nga fillimi i tij në 1993, IAP ka prodhuar deklarata mbi çështjet me rëndësi thelbësore për njerëzimin. Këto deklarata – të miratuara nga shumica e anëtarëve të IAP-it – nuk janë vetëm një pasqyrim i çështjeve kryesore me të cilat përballet shoqëria, por janë edhe dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të IAP-it ndaj shoqërisë.

Më poshtë vijojnë dy nga deklaratat e fundit të IAP-it, ku Akademia e Shkencave e Shqipërisë ishte pjesë e grupeve të punës nëpërmjet akad. Salvatore Bushati.
  • Lexo Rezolutë mbi Rolin e Shkencës dhe Teknologjisë në Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë
  • Lexo Rezolutë mbi Ndryshimet Klimatike dhe Arsimin