“Fizika në shekullin XXI”, veprimtari përkujtimore për fizikanin e shquar akademik Artan Boriçi
Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare “Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” u bë pjesë e regjistrit të kujtesës së botës, UNESCO.
Ky muze aktualisht është i vetmi institucion kombëtar për fotografinë në Shqipëri. Arkivi i tij përmban më shumë se gjysmë milioni negativë filmash në xham, rrotulla dhe plan, si dhe objekte dhe dokumente të pesëmbëdhjetë fotografëve, si dhe fotografi me tematika të ndryshme që i përkasin kulturës shqiptare, urbanistikës, veshjeve kombëtare shqiptare, përfaqësive të huaja diplomatike, personaliteteve dhe zyrtarëve të lartë, ngjarjeve të ndryshme në vend.

Nominimi për përfshirjen në UNESCO është i lidhur me koleksionet e fotografëve të parë të arkivit Marubi, pikërisht Pietro Marubbi (1832-1903), Mati Marubi (1862-1881) Kel Marubi (1869-1940).
Që nga viti 1865, kur u hap studioja e parë e fotografisë në Shkodrën otomane nga italiani Pietro Marubbi, deri në vitet 1940. Koleksioni i tyre dëshmon për lindjen e fotografisë në Shqipëri, pothuajse njëkohësisht me Europën. Arkivi i Muzeut Kombëtar “Marubi” është një dëshmi unike dhe e pazëvendësueshme e aspekteve historike, sociologjike, kulturore, antropologjike dhe artistike.