Akademia e Shkencave organizon simpoziumin dyditor “Modele matematikore dhe komputacionale për shkencat e jetës”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave të Natyrës dhe Teknike, Komisioni i Matematikës dhe Informatikës, Komisioni i Biologjisë Bujqësisë dhe Veterinarisë, Njësia Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës organizojnë simpoziumin “Modele matematikore dhe komputacionale për shkencat e jetës” 

(MODELS4Life Symposium 2021/Mathematical and Computational Models for Life Sciences)

Simpoziumi do të vijojë dy ditë, duke nisur nga dita e sotme 3 qershor deri më 4 qershor 2021.

Ky aktivitet konsiston në seminare dhe referate shkencore gjatë 2 ditëve mbi aplikimet e modeleve matematikore dhe komputacionale për të adresuar probleme aktuale që hasen në shkencat e jetës, përfshirë biologjinë, mjekësinë, shëndetin publik. Jetojmë në kohë sfidash të mëdha për njerëzimin dhe vetëm qasjet ndërdisiplinore me komponente të forta sasiore, matematikore dhe komputacionale do të mund të na ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të sigurta.

Gjatë këtij takimi shkencor do të sillen eksperienca dhe rezultate nga specialistë të huaj dhe vendas dhe do të stimulohet debati konstruktiv për zhvillime të këtyre fushave në Shqipëri me të pranishëm nga gjithë aktorët e interesuar.

Pjesëmarrës të këtij simpoziumi janë shkencëtarë të fushave të biomatematikës dhe biologjisë komputacionale që të ndajnë me pjesëmarrësit eksperiencat dhe rezultatet e tyre kërkimore nga fusha të ndryshme ndërdisiplinore.

Do të ketë aktivizim dhe shkëmbim idesh sidomos me brezin e ri studentor, dhe të kërkuesve shkencorë aktivë në vend. Aktiviteti do të zhvillohet i tëri online, në platformën Zoom.

Ideator dhe koordinator të këtij simpoziumi janë:

Dr. Erida Gjini, Instituti Superior Teknik, Universiteti i Lisbonës, Portugali;

Dr. Blerina Sinaimeri, Universiteti LUISS, Romë dhe në INRIA Lion.

Komiteti organizativ:

  • Dr. Erida Gjini
  • Dr. Blerina Sinaimeri
  • Prof. Marenglen Spiro
  • Acad. Prof. Ilia Mikerezi
  • Acad. Prof. Efigjeni Kongjika
  • Acad. Prof. Neki Frashëri

Programi:

  • 4 sesione shkencore, disa fjalë përshëndetëse, 1 debat i hapur, shkëmbim përvojash
  • 7 referues të huaj (dita 1), 11 referues shqiptarë (dita 2)

– Dita e parë do të ketë referate në gjuhën angleze (30+10 min).

– Dita e dytë do të ketë referate në gjuhën shqipe. Është menduar që të ketë nga një përfaqësues nga secila fushë e ndërlidhjeve biologji – matematikë e aplikuar. Referatet do të zgjasin 20 min secili dhe do të lihet 5 min kohë për pyetje dhe diskutim.

– Referuesit do të paraqesin kërkimin e tyre shkencor në kontekstin më të gjerë të fushave të departamentit përkatës dhe kolegëve të tjerë.

– Pritet evidentim i nevojave/pyetjeve dhe resurseve për modele matematikore dhe komputacionale në cdo fushë.

PROGRAMI PARAPRAK

– diskutuar dhe aprovuar brenda komitetit organizativ

DITA 1

09:00-09:15 Fjala e hapjes EG dhe BS

09:15-09:20 Fjalim përshëndetës Akademia Kryesia

09:25-09:30 Fjalim përshëndetës Komisionet Marenglen Spiro

09:35-09:40 Fjalim përshëndetës Universiteti/Akademia Ilia Mikerezi

09:45-10:15 (+10 min diskutim) Referat shkencor 1 I/e ftuar i/e huaj Analiza sekuencash gjenetike ne mjekesi

10:30-11:00 (+10 min diskutim) Referat shkencor 2 I/e ftuar i/e huaj Rrjete metabolike

11:15-11:30 (+10 min diskutim) Referat shkencor 3 I/e ftuar i/e huaj Machine learning applications

11:45-12:15 (+10 min diskutim) Shkëmbim përvojash akademike (Referat 4) Të ftuar të huaj Infrastruktura, Sfidat Edukimi MSC

12:30-13:30 Pushim i drekës

13:30-14:00 (+10 min diskutim) Referat shkencor 5 I/e ftuar i/e huaj Modele të kancerit

14:15-14:45 (+10 min diskutim) Referat shkencor 6 I/e ftuar i/e huaj Modele mikrobiologji

15:00-15:30 (+10 min diskutim) Referat shkencor 7 I/e ftuar i/e huaj Modele epidemiologji

15:45-16:00 Përmbledhje

Mbyllja e ditës 1 EG dhe BS

DITA 2

09:15-09:30 Hapja e ditës 2 EG dhe BS

09:30-09:50 (+5 min diskutim) Referat shkencor 8 BIOSTATISTIKE Kristaq Kume

09:55-10:15 (+5 min diskutim) Referat shkencor 9 BIOMATEMATIKE Erida Gjini

10:20-10:40 (+5 min diskutim) Referat shkencor 10 BIOLOGJI KOMPUTACIONALE Blerina Sinaimeri

10:45-11:05 (+5 min diskutim) Referat shkencor 11 MATEMATIKË APLIKIM Egla Xhaja

11:10-11:30 (+5 min diskutim) Referat shkencor 12 BIOSTATISTITIKË Markela Muca

11:35-11:55 (+5 min diskutim) Referat shkencor 13 INFORMATIKË & BIO Erind Bedalli

12:00-13:30 Pushim i drekës

13:30-13:50 (+5 min diskutim) Referat shkencor 14 MJEKËSI Genc Burazeri

14:00-14:20 (+5 min diskutim) Referat shkencor 15 AGRONOMI/BUJQËSI Sulejman Sulce

14:30-14:50 (+5 min diskutim) Referat shkencor 16 BIOLOGJI Eliana Ibrahimi

15:00-15:20 (+5 min diskutim) Referat shkencor 17 FIZIKË/BIOFIZIKË Entela Gavoci

15:30-15:50 (+5 min diskutim) Referat shkencor 18 SHKENCA MJEDISI Besnik Gjongecaj

16:00 – 16:10 Fjalim përshëndetës Efigjeni Kongjika

16:10-17:00 Debat i hapur i moderuar Gjithë pjesëmarrësit

17:00-17:10 Mbyllja e simpoziumit EG dhe BS