Detyrat dhe përgjegjësitë
Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit të QBAE-së rrjedhin nga Ligji 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, nga VKM Nr. 338, datë 31.05.2023 “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”, nga VKM Nr. 821, datë 28.12.2023 “Për ngritjen dhe organizimin e njësive të përhershme të kërkim studimit në albanologji pranë Akademisë së Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, nga Statuti i Akademisë së Shkencave, miratuar me vendimin e Asamblesë së ASH nr. 22, datë 18 tetor 2019, i ndryshuar me Vendimin e Asamblesë nr. 17, datë 21.02.2020 si dhe nga Vendimin nr. 1, datë 11.01.2021 i Kryesisë së ASH “Për krijimin e njësisë së kërkim-studimit Qendra e Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike”, nga Vendimi nr. 2, datë 09.01.2023 i Kryesisë së ASH “Për zgjatjen e afatit të funksionimit të Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike (QBAE) pranë Akademisë së Shkencave” dhe Vendimi nr. 3, datë 10.01.2024 i Kryesisë së ASH “Për ngritjen e Qendrës së Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike”.