Akademia e Shkencave organizon veprimtarinë shkencore -“Luan Starova- akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë”

Akademia e Shkencave, ditën e premte, më 17 shtator 2021, organizon veprimtarinë shkencore kushtuar veprës krijuese e studimore të akad. Luan Starovës në 80-vjetorin e lindjes.

Akad. Luan Starova është profesor i letërsisë së krahasuar në Universitetin e Shkupit dhe ligjërues në disa universitete të tjera; doktor i shkencave në Universitetin e Sorbonës; studiues, akademik dhe diplomat; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i mëparshëm i saj; anëtar i Akademisë Mesdhetare të Italisë; me veprimtari shkencore e krijuese në tri gjuhë krijimtarie: shqip, frëngjisht e maqedonisht; një prej shkrimtarëve shqiptarë më të përkthyer në kohën e sotme; me mbi 150 tituj dhe mbi 300 botime në së paku 15 gjuhë të huaja prej vitit 1970 e këndej; fitues çmimesh e mirënjohjesh të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin më të lartë të Francës për merita letrare që mban emrin e shkrimtares akademike Margaret Yourcenar.

Veprimtaria shkencore “Luan Starova- akademiku, shkrimtari i shumëgjuhësisë” do të mbahet në Akademinë e Shkencave me pjesëmarrje fizike dhe online në linkun:

https://us02web.zoom.us/j/85623212022?pwd+TkRBSDJyd1IZROUIQNjh6TVhrUDFFUT09

Meeting ID: 856 2321 2022

Passcode: 393 523 

Programi

-Fjala e mirëseardhjes nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar;

  1. Akad. Ali Aliu (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës): Një sagë ballkanike me pikënisje sagën familjare shqiptare;
  2. Vasil S. Tole (Tiranë): Polifonia dhe “Polifonët” si rregullatorë të jetës tradicionale;
  3. Prof. dr. Fatmir Sulejmani (Maqedoni e Veriut): Trigjuhësia në veprën e Luan Starovës dhe dukuria e autopërkthimit;
  4. Akad. Matteo Mandalà (Itali): Në kërkim të identitetit të humbur: shënime mbi “Sagën ballkanike” të Luan Starovës;
  5. Dr. Arian Leka (Tiranë): Dalja prej klaustofobisë në romanin “Bregu i mërgimit” të Luan Starovës;
  6. Dr. Eris Rusi (Korçë): Letërsi përmbi kufirin gjuhësor;
  7. Prof. asoc. dr. Eldon Gjika (Tiranë): Ndriçimi i një miqësie intelektuale;
  8. Dr. Virion Graçi (Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë): Mitet familjare si liri humane dhe vizion krijues romanor: Luan Starova dhe M. Dyras, A. Kamy, Zh. P-Sartre, I. Kadare;
  9. Prof. dr. Shaban Sinani (Tiranë): Vepra e Luan Starovës në receptimin prej kritikës letrare frënge.

– Fjala e autorit