Perspektivë mbi mikro-plastikat në natyrë dhe shoqëri


U organizua nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike të Akademisë së Shkencave Forumi Shkencor “Perspektivë mbi mikro-plastikat në natyrë dhe shoqëri”.


Në Forum ishin të ftuar pjesëtare të grupit të punës të SAPEA-s për mikro-plastikat, Elda Marku nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe Gabriela Kalčíková, nga Fakulteti i Kimisë dhe Teknologjisë Kimike të Universitetit të Ljubjanës, të cilat prezantuan gjithashtu dhe raportin e vi.tit 2019 të publikuar nga SAPEA. Ndërsa Pranvera Lazo, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, prezantoi problemet e mjedisit të ndërlidhura me mikro-plastikën në kontekstin e vendit tonë.


Të pranishëm ishin studentë por dhe publiku më i gjerë, i interesuar për një çështje problematike por dhe aktuale si ajo e ndotjes nga mikro-plastikat. Forumi ishte një bashkëpunim mes ASh-së dhe SAPEA-s, si dhe u mundësua nga kompania ABCom. Qëllimi i eventit nuk ishte vetëm njohja me mikro-plastikat, por edhe krijimi i mundësisë për të diskutuar në një tryezë të rrumbullakët mbi hapa të mëtejshëm që mund të ndërmerren për zgjidhjen e këtij problemi.


Në këtë link mund të gjeni raportin e SAPEA-s (https://www.sapea.info/wp-content/uploads/report.pdf), ndërsa këtu (https://www.sapea.info/topics/microplastics/) më shumë informacion në lidhje me SAPEA-n dhe mikro-plastikat.