Fjala e Kryetarit të Akademisë së Shkencave Akademik Skënder Gjinushi në përurimin e Nano-Alb-it
Më lejoni t’i urojmë së bashku, rrugë të mbarë e suksese, njësisë së re NanoAlb, që ngrihet pranë Akademisë së Shkencave me iniciativën e akademik Arben Merkoçit e të Akademisë si dhe me nxitjen, përkrahjen e shumë kërkuesve në këtë fushë, këtu tek ne. Njësia, siç është bërë tashmë e njohur, aktualisht përbëhet nga akad. Arben Merkoçi, drejtues i saj, prof. Majlinda Vasjari (Universiteti i Tiranës) e prof. Kledi Xhaxhiu anëtarë, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh. Pse ngrihet për herë të parë një njësi e tillë? Përse tani e pse në fushën e nanoteknologjisë. Ngrihet tani për faktin e thjeshtë, se reforma e re, rishtazi mundëson e lejon, Akademinë e Shkencave të ngrejë pranë saj njësi të kërkim-studimit afatshkurtra.