• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Loading Events

« All Events

Më 23-25 prill 2025 zhvillohet në Prishtinë edicioni IV i Panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor

April 23 @ 10:00 am - April 25 @ 6:00 pm

Bashkorganizatorë të kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme për botimet akademike e shkencore janë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Ceremonia e hapjes së panairit është më 23 prill 2025, në orën 10.00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë prezantohet në këtë panair me stendën e vet, me botimet e saj më të reja të viteve të fundit dhe me emrat më përfaqësues të fushave të rëndësishme shkencore.
Ditën e parë të panairit, më 23 prill 2025, nga ora 14.00-16.00, ASHSH do të zhvillojë promovimet e botimeve më të fundit, sipas programit më poshtë:
1. Grup autorësh, Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike (vëll. 3)
2. Eno Koço, Orkestra Simfonike e RTSH në 18 CD dhe Albanian Identity in History and Traditional Performance
3. Tefë Topalli, Krestomaci e albanologjisë (vëll.1)
4. Abaz Hado, Veshjet tradicionale në artin pamor shqiptar
5. Rrapo Ormëni, The earthquake of 26 November 2019 and what can we learn
6. Marenglen Kasmi, Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX (1900-1945)
7. Zyri Bajrami, Informacioni dhe evolucioni modular.

Details

Start:
April 23 @ 10:00 am
End:
April 25 @ 6:00 pm
Event Category:

Venue

Akademia e Shkencave e Shqipëris
Albania + Google Map