• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Loading Events

« All Events

Konferencë ndërkombëtare “Qytetet pas transformimit”

September 21 @ 5:00 pm - September 25 @ 9:00 pm
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Njësia e Përkohshme e Kërkimeve Gjeografike (ASHSH), në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Polis, në datat 21-25 shtator 2025 do të mbajnë konferencën ndërkombëtare “Qytetet pas transformimit”.
Konferenca ka si qëllim të nxitë dialogun ndërdisiplinor për projektimin e ndërtimeve të reja brenda qyteteve të vjetra, me synimin që zhvillimi urban bashkëkohor të ndërthuret në mënyrë krijuese dhe kritike me trashëgiminë historike, pa e fshirë ose kundërshtuar atë.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë 120 studiues dhe kërkues nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të botës: SHBA-ja, Kanadaja, Çekia, Polonia, Rumania, Holanda, Gjermania, Armenia, Zvicra e më gjerë.
Pritja e pjesëmarrësve do të bëhet ditën e diel në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në orën 17:00, ndërsa seancat plenare do të zhvillohen në datat 22-25 shtator 2025 në godinën “Liria” të “Qytetit Studenti” në Tiranë, si dhe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Details

Start:
September 21 @ 5:00 pm
End:
September 25 @ 9:00 pm
Event Category:

Venue

Akademia e Shkencave e Shqipëris
Albania + Google Map