Do të mbahet forumi shkencor “Prodhimi i perimeve në serë: një metodë shumë intensive dhe sfidat aktuale”

Do të mbahet forumi shkencor “Prodhimi i perimeve në serë: një metodë shumë intensive dhe sfidat aktuale”

by
2 2 people viewed this event.
Ditën e hënë, në datën 6 tetor 2025, ora: 09:00, në sallën “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, do të mbahet forumi shkencor i organizuar nga Komisioni i Biologjisë, Bujqësisë dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Bujqësor të Napolit “Federico II”, Itali; Universitetin Teknik të Kartagjenës, Spanjë; Universitetin Bujqësor të Athinës.
Veprimtaria drejtohet nga akad. Nazim Gruda, Universiteti i Bonit, Gjermani; Akademia e Shkencave e Shqipërisë).
Forumi synon të shkëmbejë përvoja dhe të krijojë mundësi për bashkëpunime të ardhshme në bujqësinë moderne, si dhe të analizojë sfidat dhe potencialin e bujqësisë në sera në Shqipëri dhe rajon, me fokus në zhvillimin dhe përshtatjen e teknologjive të reja, ndikimin e ndryshimeve klimatike në prodhimin bujqësore, mbështetjen e bujqësisë së qëndrueshme përmes kërkimit shkencor dhe politikave bujqësore.
Do të marrin pjesë ekspertë dhe studiues nga vendet mesdhetare, përfshirë Italinë, Greqinë dhe Spanjën me kushte klimatike të ngjashme me Shqipërinë.

To register for this event email your details to marselameta@yahoo.com

Register using webmail: Gmail / AOL / Yahoo / Outlook

 

Date And Time

06-10-2025 @ 09:00
 

Location

-
 

Event Types

 

Event Category

 
Watch video
 

Share With Friends