Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon simpoziumin “Ekonomia qarkulluese në ndërtim”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon simpoziumin “Ekonomia qarkulluese në ndërtim”

by
2 2 people viewed this event.
Ditën e martë më 15 tetor 2024, ora 9.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike pranë kësaj akademie në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit organizojnë simpoziumin “Ekonomia qarkulluese në ndërtim”.
Veprimtaria do të mbahet në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me institutin e ndërtimit, Universiteti i Tiranës, fakultetin e shkencave të natyrës, UT, dhe me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
Ekonomia qarkulluese në ndërtim është një qasje inovative që synon të reduktojë ndikimin negativ mjedisor të industrisë së ndërtimit. Kjo qasje fokusohet në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve, duke maksimizuar përdorimin e materialeve të ricikluara dhe të ripërdorshme.
Grupi organizues/shkencor:
Akad. Dhimitër Haxhimihali, AShSh;
Akad. asoc. Besnik Baraj, AShSh;
Prof. dr. Spiro Drushku, dekan FShN, UT;
Artan Shkreli, arkitekt, drejtor, Instituti i Ndërtimit;
Blerina Gjini, nëndrejtore, Instituti i Ndërtimit,
Prof.dr. Neritan Shkodrani, dekan, Fakulteti i Ndërtimit, UT;
Arta Dollani, drejtore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

To register for this event email your details to admin@new.akad.gov.al

Register using webmail: Gmail / AOL / Yahoo / Outlook

 

Date And Time

15-10-2024 to
15-10-2024
 

Location

-
 

Event Category

Share With Friends