Tematika: Sipas kërkesës së Avokatit të Popullit, në zbatim të ligjit nr. 115/2016, datë 31. 11. 2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 23, pika 2, neni 25, pika 3 dhe 4, neni 121 germa ç dhe 123, pika 3 dhe 4, i kërkohet Akademisë së Shkencave caktimi i një “anëtari” dhe i një “anëtari zëvendësues” për në Komisionin e Pavarur ad hoc për verifikimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe caktimi i një “anëtari” dhe “anëtari zëvendësues” për Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Për secilin Komision ad hoc u bë votim i fshehtë dhe u zgjodhën anëtarët e mëposhtëm.
Për Komisionin e pavarur ad hoc për verifikimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë:
- Anëtar: Muzafer Korkuti
- Anëtar zëvendësues: Beqir Meta
Për Komisionin e pavarur ad hoc për verifikimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit:
- Anëtar: Vasil Tole
- Anëtar zëvendësues: Floresha Dado