DPKI
DPKI (Direktorati i Përgjithshëm i Kërkimit dhe Inovacionit) është organ i Komisionit Europian, me seli në Belgjikë dhe përgjegjës për politikat e kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Europian dhe për koordinimin e aktiviteteve që kanë lidhje me to. Misioni i DPKI është zbatimi i politikave europiane me qëllimin e përmbushjes se strategjisë Europa 2020 dhe nismës kyçe të saj, “Bashkimi për Inovacionin”. DPKI analizon politikat, duke parë pikat e tyre të dobëta dhe të forta, e duke mundësuar rekomandime të cilat janë specifike për vendet e ndryshme. Përveç monitorimit të nismës “Bashkimi për Inovacionin”, gjithashtu DPKI jep kontribut në Zonën Kërkimore Europiane. Objektivat afatgjata të DPKI janë arritja që Europa të jetë një vend më i mirë për të jetuar e punuar, duke zbatuar politika shkencore të cilat nxisin rritjen, punësimin dhe përballen me sfidat kryesore sociale.