Dita Botërore e ADN-së
Dita e ADN-së, më 25 prill, përkujtohet ndërkombëtarisht si një festë e gjenetikës dhe premtimeve të saj për të ardhmen. Kjo datë e shënuar përkujton zbulimin e heliksit të dyfishtë të ADN-së në vitin 1953 nga studiuesit Watson dhe Crick dhe përfundimin e Projektit të Gjenomit Njerëzor në vitin 2003.
Me këtë rast, Komisioni i biologjisë bujqësisë dhe veterinarisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, mban simpoziumin me temën “Trashëgimia e ADN-së: Nga zbulimi në inovacionet e ardhshme”.
Kjo veprimtari synon: promovimin e shkencave biologjike në përgjithësi dhe gjenetikën në veçanti, me qëllim orientimin e të rinjve drejt kërkesave të tregut të punës; informimin e publikut të gjerë përmes botimit dedikuar këtij aktiviteti në revistën Albanian Journal of Natural and Technical Sciences (AJNTS); angazhimin e të rinjve dhe studentëve në hulumtimin dhe qasjet e reja në fushën e gjenetikës, për të qenë konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre në Europë e më gjerë; krijimin e mundësive kryesisht për studentët dhe kërkuesit e rinj që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre; anëtarësimin dhe angazhimin edhe në të ardhmen në aktivitetet që do ta pasojnë këtë simpozium, duke siguruar kredite cilësore.