Dhënie e medaljes “Nderi i Akademisë” për prof.dr. Kiço Negovani

Më 1 tetor 2014, Seksioni i shkencave natyrore dhe teknike i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me shoqatën e Ndërtuesve, organizoi një veprimtari shkencore në sallën “Aleks Buda” të ASH, me rastin e 65-vjetorit të krijimit të ndërrmarjes “Hidro-Elektro” (të themeluar më 1 tetor 1949). Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, projektues dhe ndërtues të veprave hidroenergjetike të realizuara në Shqipëri. Në përfundim, kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Muzafer Korkuti, i dha prof.dr. Kiço Negovani medaljen “Nderi i Akademisë”, me motivacionin: “Për kontributin e shquar në fushën e arsimit dhe edukimit të shumë brezave të studentëve e specialistëve. Për veprimtarinë e tij si studiues, projektues e zbatues i veprave madhore në fushën e inxhinierisë së ndërtimit në Shqipëri”.

Kliko për të parë posterin…