• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Instituti i Historisë

HISTORIKU

Instituti i Historisë është një nga institucionet kërkimore më të hershme në fushën e studimeve historike në Shqipëri. Themelet e tij u hodhën me organizimin e disa bërthamave të studimeve historike si pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare (1940), Institutit të Studimeve (1946) dhe Institutit të Shkencave (1948). Në vitin 1955, seksionet e shkencave shoqërore u shkrinë dhe formuan Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, i cili iu bashkua Universitetit të Tiranës menjëherë pas krijimit të tij. Prej vitit 1972, Instituti i Historisë veproi si një institut i mëvetësishëm fillimisht si pjesë e Akademisë së sapothemeluar të Shkencave dhe, më pas, si pjesë e Qendrës së Studimeve Albanologjike/Akademisë së Studimeve Albanologjike.    

MISIONI

 

Objekti i Institutit të Historisë është studimi i historisë së trojeve arbërore/shqiptare nga periudhat më të hershme të dokumentuara deri në ato bashkëkohore.   

Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i studimeve monografike, veprave kolektive, përmbledhjeve me studime, akteve të konferencave, artikujve studimorë, botimet dokumentare etj., si dhe organizimi i veprimtarive shkencore, si simpoziume, konferenca, tryeza të rrumbullakëta, që hedhin dritë mbi historinë politike, sociale dhe ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve; marrëdhëniet e tyre me rajonin dhe më gjerë; studimeve kulturore dhe gjinore.  

Studiuesit e Institutit të Historisë bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme me institucione të ndryshme akademike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata japin mendime të specializuara për çështjet e mësipërme, kur u kërkohet nga institucione të ndryshme dhe janë pjesëmarrës në grupe pune apo komisione në nivel ekspertësh.

E-mail:             infohistoria@akad.gov.al